Categories: sport

Tokyo, Olimpiada në gjendje emergjence

Tjetër gjendje emergjence në Tokio për shkak të Covid, kur duhen vetëm dy javë nga nisja e Olimpiadës. E bëri të ditur kryeministri japonez Yoshide Suga, i cili deklaroi, ” Duke parë efektin e varientit të ri të Coronavirus, për të kontrolluar përhapjen e tij ne kemi nevojë të shtrëngojmë masat kundër Covidit. Duke parë situatën, kam deklaruar gjendjen e emergjencës në Tokio”.

Gjendja e emergjencës hyn në fuqi nga e hëna e 12 korrikut dhe do të zgjasë deri në 22 gusht, cka do të thotë se gjithë Olimpiada e programuar për tu zhvilluar nga 23 korriku e deri në 8 gusht do të zhvillohet nën regjimin e gjendjes së emergjencës. Suga deklaroi se masat janë të nevojshme për të parandaluar përhapjen e rasteve të reje në të gjithë vendin. Në fokusin kryesor të gjendjes së emergjencës është mbyllja e bareve, restoranteve dhe karokeve që shërbejnë pije alkolike.

Vetëm dy javë më parë organizatorët e Lojërave dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosën se impiantet eapo vendet ku dotë zhvillohen manifestimet sportive të mbushen vetëm me 50 % të kapacitetit dhe në cdo rast të mos kalohet numri i 10 mijë personave, por gjendja e emergjencës i shtyn të rishohin edhe një herë planet, teksa bëhet gjithnjë e më e forta hipoteza që garat të zhvillohen me dyer të mbyllura për publikun.

Të mërkurën kryeqyteti japonez shënoi 920 raste të reja, në krahasim me 714 të një jave më parë, dhe kjo ishte dita e 18 radhazi i rritjes së përjavshme dhe njëkohësisht dita më më shumë infektime që nga 13 maji. Tifozët nga jashtë vendit ju është ndaluar prej muajsh pjesëmarrja në Olimpiadë, pasi infektimet janë në fazë ekspansioni dhe situata është serioze, konfirmoi Shigero Omi, këshilltar i rëndësishëm shëndestësor i qeverisë./ss/

të fundit

“Nuk duhen as 33 ditë që të zgjidhet puna e non gratës”, Kujtim Gjuzi i bën ofertën Berishës për ta kandiduar për kryetar bashkie

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…

7 hours ago

Horoskopi 23 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…

7 hours ago

Ousmane Dembele fiton “Topin e Artë” 2025, mposht në duel direkt talentin Lamine Yamal

Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…

8 hours ago

Presidentja e Moldavisë thotë se Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…

8 hours ago

“Topi i Artë” 2025/ PSG, fituesi i çmimit “Klubi i Vitit” për meshkuj

PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…

9 hours ago

Plas sherri për Fatmir Hysenbelliun, modelja nga Kosova nxjerr zbuluar Angela Martinin: Pa të s’do të isha gjallë, familja më burgosi

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…

9 hours ago