Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, të cilën e fituan gjeorgjianët me rezultat 2-0, u pa një skenë e tmerrshme.
Një rol kryesor e luajti edhe Cristiano Ronaldo, i cili gjithashtu e nisi ndeshjen e turit të fundit nga minuta e parë, edhe pse Portugalia kishte siguruar tashmë vendin e parë në grup.
None found
Një fans ka dashur një foto apo nënshkrim të portugezi, aq sa në një moment ka arritur t’i shpëtojë sigurimit dhe të ngjitet në majë të tunelit.
Nga atje, tifozi në fjalë iu hodh Ronaldos dhe ra në thellësi të tunelit. Ndërkohë sigurimi u hodh përballë Cristianos për ta mbrojtur dhe për të mos e lënduar portugezin nga kjo tentativë tronditëse.
Vetë Ronaldo nuk mund ta besonte atë që po ndodhte dhe u ndal në vend me mosbesim dhe vështrimi i tij thoshte mjaftueshëm që nuk ishte aspak rehat.
Ende nuk dihet nëse djali që u hodh në drejtim të tij përfundoi duke u lënduar pasi u rrëzua nga një lartësi mjaft e madhe.
Como ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit italian Moise Kean nga Fiorentina, në ditën e fundit të afatit kalimtar.26-vjeçari bashkohet me…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës paralajmëroi pasoja për gjashtë deputetë të kësaj partie që dolën kundër kandidaturës së Bekim…
Falja nuk do të thotë domosdoshmërisht rikthim i besimit – ndryshimi i vërtetë shihet te sjellja, jo te premtimetBesimi nuk…
Me përvojë profesionale të fituar në Zvicër dhe me angazhim prej dekadash në gastronomi e turizëm, Kolë Nushi ka zhvilluar…
Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka krijuar një Qendër Trajnimi si një mekanizëm sistemik për edukim të vazhdueshëm, zhvillim profesional dhe…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 29 gusht 2026 në Vaun e…