sport

Tjetër investim për të ardhmen, Brighton siguron shërbimet e “yllit” ganez

Fillimisht Graham Potter e më pas Roberto De Zerbi. Të dy teknikët bënë mrekullinë nën drejtimin e “Pulëbardhave”, të Brighton, me dy strategët e pankinës, që padyshim fokusi i tyre kryesor ishte dhe mbetet të jetë përforcimin e skuadrës nëpërmjet lojtarëve të rinj e me perspektiv, “skemë” të cilën bordi e mbështet dhe nuk kursen “thasët”.

Pas afrimit, të talentit anglez, Josh Robertson, nga akademia e Sunderland, tashmë në “Amex Stadium” do të vijë një tjetër përforcim i repartit ofensiv, gjithashtu me goxha perspektivë dhe në moshë goxha të re.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin ganez, Ibrahim Osman, i cili aktivizohet te skuadra daneze e Nordsjaelland.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, bordi i Brighton ka arritur një marrëveshje paraprake, me “gjigantët” anglezë, që kanë ofruar plot 22.5 milionë euro, nga të cilat 19.5 milionë janë pjesë fikse, ndërsa 3 të tjera bonuse, ofertë kjo, që është pranuar menjëherë nga bordi i skuadrës daneze.

Tanimë, për “diamantin” ganez mbetet vetëm të vijë merkatoja e verës, ku dhe do të nënshkruajë zyrtarisht, si lojtari më i ri i “Pulëbardhave”, të Brighton.

Ndërkaq, sa i përket këtij sezoni, Osman ka zhvilluar plot 43 përballje, në të gjitha kompeticionet, ku ka arritur të shënojë 10 gola, si dhe të dhurojë 8 sistime për shokët e tij të skuadrës.

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

6 hours ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

6 hours ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

6 hours ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

6 hours ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

7 hours ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

7 hours ago