Një tjetër sinjal vjen për kalimin e Cristiano Ronaldos te Paris Saint Germain. Këtë herë nga një njeri shumë i rëndësishëm si Khalifah Bin Hamad Al-Thani, anëtar i familjes nga Katari, që ka pronësinë e klubit francez, i cili ka zgjuar entuziazmin e parizienëve në rrjetet sociale.
Ai ka postuar një foto të Messit e Ronaldos me fanellën e PSG-së dhe e ka shoqëruar me diciturën “Ndoshta”, të cilën e ka shkruar në tre gjuhë të ndryshme, spanjisht, anglisht e frëngjisht.
None found
Së fundi klubi parizien është hapur ndaj idesë për të shitur që këtë verë francezin Kylian Mbappe, i ndikuar edhe nga kërkesa e këtij të fundit për t’u larguar nga “Parc des Princes” dhe sheh Ronaldon si njeriun ideal për ta zëvendësuar.
Ëndrra e sheikut Al Thani është të bëjë bashkë në të njëjtin ekip Neymar, Messin e Ronaldon dhe tani që dy të parët i ka sjellë në Paris, i duhet një sulm për portugezin, i cili gjithashtu duket i mërzitur nga jeta në Torino.
Mediat italiane zbuluan se ka qenë vetë CR7 ai që i ka kërkuar Allegrit të mos luajë si titullar ndaj Udineses në javën e parë të kampionatit, pasi dëshiron të largohet dhe nuk donte të rrezikonte ndonjë dëmtim të mundshëm.
Gjithsesi para se të nisë puna për blerjen e Ronaldos, drejtuesit e Paris Saint Germain duhet të presin ofertën zyrtare të Realit të Madridit për Kylian Mbappe dhe më pas do të kenë rrugën e lirë për të bërë bashkë në një formacion plot 11 Topa të Artë.
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…
Pas modelit Peralta S, projektuesi Fabrizio Giugiaro dhe studioja italiane GFG Style kanë prezantuar Peralta D, një kupé Gran Turismo…
Personave të privuar nga liria u mungon qasja në kujdesin shëndetësor, kontrolleve specialistike dhe terapisë së rregullt. Avokati i Popullit,…