sport

Titulli mungon në Shkodër prej 23 vitesh, Vllaznia “ndez motorrët” për trofeun

Vllaznia padiskutim është skuadra e momentit në Superiore. Shkodranët prej 11 ndeshjesh nuk e njohin humbjen, ndërsa janë ngjitur ndjeshëm në klasifikim.

Qatip Osmani pa diskutim është “arkitekti” i kësaj skuadre, i cili në një kohë shumë të shkurtër gjeti “ilaçin” e duhur për të kuruar kuqeblutë. Fitorja e fundit ndaj Tiranës me shifrat 3-1 tregoi se shkodranët janë një “kockë” e fortë dhe tashmë janë një prej pretendentëve kryesorë për titullin kampion.

Të lidhura

None found

Aktualisht janë vetëm 4 pikë larg Egnatias kryesuese dhe titulli duket shumë afër. Pavarësisht se këtë sezon skema është ndryshe për të arritur te trofeu, por gjithsesi Vllaznia ka treguar se është gati të mposhtë çdo kundërshtarë për të rikthyer titullin në Shkodër.

Një titull që mungon prej 23 vitesh dhe si asnjëherë më parë në Shkodër presin që të jenë ata triumfuesit dhe të ngrejnë lart trofeun e kampionit. Titulli i fundit që kanë fituar shkodranët është në sezonin 2000-2001 me 56 pikë, 2 më shumë se Tirana e vendit të dytë.

Ndërkohë vlen të theksohet se në atë sezon Superiorja ishte me 14 ekipe dhe pas 26 ndeshjesh në fund do të festonin shkodranët, duke lënë prapa Tiranën dhe Dinamon. Në atë sezon kuqeblutë triumfuan në 17 ndeshje, barazuan 5 dhe humbën 4. E dërguan topin në rrjetë plot 51 herë, ndërsa pësuan vetëm 22.

Standings provided by Sofascore

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago