sport

Tirana–Teuta, shifrat flasin për bregdetarët: Rikthehet mbrojtësi Jazxhi

Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.

Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off.

Të lidhura

None found

Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson.

Trajneri Dobi ka në dispozicion të gjithë grupin për këtë sfidë, ku kërkohet vlerësim maksimal.

Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Artan Jazxhi, i cili kishte munguar në prologun e Superiores për shkak dëmtimi. Mbrojtësi 24-vjeçar u aktivizua në miqësoren kundër Luzit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tiranën.

Tirana mbetet një kundërshtar i fortë, megjithatë statistikat në përballjet direket flasin në favor të bregdetarëve, me 4 fitore dhe një barazim në 5 takimet e fundit.

Interesante është se dy nga lojtarët më të mirë të Tiranës sezonin e kaluar – portieri Selmani dhe kapiteni Përgjoni – këtë sezon mbrojnë fanellën e Teutës dhe do të synojnë të marrin tri pikët ndaj ish-skuadrës së tyre.

të fundit

Albumi i ri i Gjestit arrin pesë milionë klikime në pak ditë: Është motivim për të ecur përpara çdo ditë

Artisti nga Peja, Gjesti, pak ditë më parë solli një mini-album të quajtur "SiR" në bashkëpunim me DJ Gimbon. Projekti…

3 minutes ago

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë…

5 minutes ago

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe…

29 minutes ago

BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, reagon Tel Avivi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian arritën të hënën (11 maj) një marrëveshje për vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë…

59 minutes ago

“Ilir Meta, burrë shteti”, Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Kushëriri im, Adrian Shatku ka për të fituar 10 milionë euro nga hetimet e SPAK-ut

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me…

1 hour ago

EBU po shqyrton mundësinë e heqjes së Izraelit nga Festivali i Këngës në Eurovision dhe zhvendosjes së tij në një konkurs të ri

Sipas raportimit të Ynet, në diskutime të mbyllura të mbajtura nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) është hedhur si ide…

1 hour ago