Tirana dhe Partizani përballen mes tyre këtë të Hënë, në derbin e fundit të sezonit.
Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht triumfin në stadiumin “Arena Kombëtare”, për të mos rrezikuar objektivat që kanë. Bardheblutë në fakt e kanë jetike fitoren, për shkak se renditen në vendin e fundit dhe një tjetër rezultat negativ, do i afronte me Kategorinë e Parë.
Në krahun tjetër, Partizanit i rrezikohet vendi i katërt nga Elbasani dhe për këtë arsye kërkon të marrë 3 pikët ndaj rivalëve të qytetit.
Tre përballjet e mëparshme të këtij sezoni, janë mbyllur në barazim dhe ekipet synojnë të thyejnë këtë trend. Sfida do të luhet në “Arena Kombëtare” duke nisur nga ora 20:00.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Skënder Gega, kanë zbuluar titullarët.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot ndiheni të mbështetur nga partneri, ndërsa beqarët mund…
Dy turistët holandezë, të cilët kishin humbur rrugën në malet e Qerretit të Pukës dhe nuk po arrinin të orientoheshin,…
Maja e Marmoladës është zbardhur përsëri për shkak të reshjeve të borës së gushtit që filluan këtë mëngjes, ndërsa temperaturat…
Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e…
Një konflikt që ka degraduar në përdorimin e thikave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 27-vjeçarit, Juglen Abazi mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në kryeqytet.…