Tirana ka njoftuar largimin e Albi Dokës. Mbrojtësi i bardhebluve ka nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Sipas njoftimit zyrtar të kryeqytetasve, Doka do të niset drejt Hungarisë për të luajtur me Ujpjest.
“Faleminderit Albi Doka! KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re”, thuhet në njoftim.
/Sport Ekspres/
Ernest Muçi është shndërruar në simbol të futbollistit spektakolar dhe golave të mrekullueshëm në kampionatin turk, përveç rëndësisë sportive që…
Një automjet i cili ishte i parkuar, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Bëhet me dije se…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet…
Juventus do të luajë kundër Napolit të dielën në orën 18:00, në një ndeshje e cila është e vlefshme për…
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në…
Në takimin e Foltores së radhës me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat me kryetarin e PD, Sali Berisha, i…