sport

Tifozët e Premier Leagues kanë lënë anash rivalitetin për të sfiduar varfërinë ushqimore në Angli

Dave Kelly është një mbështetës i flakët i Evertonit, por sa herë që Liverpooli luan në shtëpi, ai kalon orë të tëra në vendin e quajtur “Flagpole Corner”, që gjendet jashtë stadiumit “Anfield Road”. Kelly në atë vend mbledh donacione ushqimore nga tifozët që shkojnë për ta përcjellë ndeshjen në stadium. Furgoni i Kellyt është i zbukuruar nga imazhet e shtrëngimit të duarve dhe nga slogani “Uria nuk mban ngjyra të klubit”. Sa herë që luan Liverpooli apo Evertoni – ditën apo natën – Kelly dhe shokët e tij vullnetarë janë aty, siç kanë qenë për katër vjetët e fundit.

“Unë ndoshta jam tifozi i vetëm i Evertonit që i pëlqen ta dëgjojë këngën ‘You’ll Never Walk Alone’ pak para se Liverpooli të luajë në stadium”, tha Kelly. “Kjo do të thotë se unë mund të filloj ta paketoj furgonin, të marr të gjitha ushqimet që i kanë dhuruar tifozët dhe të shkoj në shtëpi”.

Premier League është liga më e pasur dhe e profilit më të lartë në futbollin botëror, dhe rivaliteti i klubeve të saj — dhe mbështetësve të tyre — është një element kyç i popullaritetit global. Kur Liverpooli luan kundër Evertonit, Manchester Unitedi përballet me Manchester Cityn, ose Chelsea ndeshet me Tottenhamin, intensiteti i rivalitetit ndonjëherë mund të shpërthejë në pakëndshmëri dhe zhgënjim. Por në Liverpool, Manchester e Londër, dhe çdo qytet tjetër me një ekip të Premier League, këto rivalitete po lihen mënjanë ndërsa tifozët janë mbledhur në betejën kundër varfërisë ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar. Hulumtimi nga shoqata bamirëse e ushqimit “Sustain” ka zbuluar se mbi pesë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Një tjetër organizatë bamirëse, “Trussell Trust”, ka regjistruar një rritje prej 123 për qind në përdorimin e bankave ushqimore gjatë pesë viteve të fundit. Këto shifra në rritje po bashkojnë tifozët e futbollit për të ndihmuar ata në nevojë, pavarësisht nga përkatësitë dhe rivalitetet.

“Nuk janë vetëm mbështetësit e Liverpool dhe Everton”, tha Kelly, kryetar i organizatës “Fans Supporting Foodbanks”. “Ne kemi punuar së bashku me tifozët e Manchester Cityt, tifozët e Unitedit. Kur City luajti me Newcastlen, tifozët dhuruan shumë ushqime dhe siguruan vullnetarë për tezgat e grumbullimit. Ne po punojmë së bashku me të gjithë tifozët për ta luftuar varfërinë ushqimore. Unë në fakt mendoj se mënyra se si tifozët e futbollit janë bashkuar është diçka madhështore mes një krize të vërtetë”.

Në Manchester, një partneritet midis grupeve që drejtojnë bankat ushqimore të Unitedit dhe Cityt, kanë mbledhur donacione të mëdha. Kjo bëri që edhe dy klubet e qytetit të dhurojnë nga 100 mijë euro për bankat e ushqimit.

“Rivaliteti mes klubeve është ende aty”, tha Duncan Drasdo, tifoz i Manchester Unitedit. “Por disa gjëra janë shumë më të mëdha se futbolli, dhe ne nuk kemi pasur asnjë problem të vetëm kur kemi punuar së bashku me tifozët e klubeve të tjera për këtë kauzë”.

Pas shtyrjes së ndeshjes me Brightonin, skuadra e Manchester Unitedit dhuroi 4000 artikuj ushqimorë. Gjest të ngjashëm bëri edhe Tottenhami, ndërsa donacione ushqimore gjatë 18 muajve të fundit kanë bërë edhe Evertoni e Liverpooli. Me kërcënimin e masave më të rrepta për të luftuar një rritje të rasteve të COVID-19, megjithatë, ekziston mundësia që ndeshjet e Premier Leagues të luhen përsëri me dyer të mbyllura. Nëse kjo ndodh, do të humb mundësia për të mbledhur dhurime jetike ushqimore.

“Nuk ia vlen të mendojmë, në të vërtetë, nëse mbyllen stadiumet”, tha Kelly. “E them këtë, sepse çdo mbyllje e futbollit do të ketë ndikim negativ në përpjekjen tonë”.

Në Liverpool, Londër, Manchester dhe gjetkë, nëse zhvillohet një ndeshje e Premier League, do të ketë tifozë që mbledhin donacione për bankat e ushqimit. Çdo donacion, i madh apo i vogël, do të bëjë një ndryshim në Mbretërinë e Bashkuar, thonë tifozët njëzëri që kanë lënë anash rivalitetin për ta sfiduar varfërinë ushqimore.

të fundit

Ju kujtohet ky gjykatës? Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të…

3 hours ago

VIDEO/ Trump: Zgjidha luftën e “Azerbajxhanit” dhe Shqipërisë”

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë…

3 hours ago

Horoskopi 21 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime…

3 hours ago

Bolonja nuk gjeti akord për rrogën e Asllanit, klubi tjetër i Serisë A është gati të paguajë sa kërkon mesfushori

Ndryshon në mënyrë të papritur situata e Kristjan Asllanit. Mesfushori ishte prej dy ditësh në bisedime me Bolonjën për transferimin…

3 hours ago

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnënë Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të…

4 hours ago

Plagosja në Durrës/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici

Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga…

4 hours ago