Pas ‘skandalit’ të Superligës dhe inkuadrimit të Manchester United në të, tifozët e Djajve të Kuq kërkojnë largimin e presidentit nga klubi.
Një grup i tifozëve të Man Utd është parë jashtë stadiumit Old Trafford, duke protestuar për largimin e tij.
Edhe pse klubi ka njoftuar për largimin nga Superliga, tifozët prapë se prapë kërkojnë largimin e tij.
Ed Woodward, zyrtar i lartë i Man Utd është larguar pas përfshirjes së klubit në Superligë dhe nuk dihet çfarë fati do ta përcjellë presidentin.