Roma-Bodo/ Glimt është një nga duelet më interesante të mbrëmjes në Conference League.
Ekipi i Jose Mourinhos pret kampionët e Norvegjisë në “Olimpico” (21:00), ku në lojë është një biletë për në gjysmëfinale, me Romën që ka humbur 2-1 në transfertë.
None found
Ky është dueli i katërt sezonal mes këtyre dy skuadrave në Conference League.
Bodo/ Glimt fitoi 6-1 takimin e parë, ndërsa dueli i kthimit përfundoi në barazim 2-2.
Polemikat nuk kanë munguar, teksa pas çerekfinales së parë, që u mbyll 2-1 për Bodo/ Glimt, plasi një sherr mes stafeve teknike.
Trajneri i skuadrës skandinave, Kjetil Knutsen, është pezulluar për takimin e sotëm.
Gjithsesi, ultrasit e Bodo/ Glimt kanë bërë një gjetje të bukur, duke mbajtur të gjithë maskat e trajnerit të ekipit të tyre të zemrës.
Ndërkohë, të tjerë tifozë norvegjezë kanë dalë rrugëve të kryeqytetit italian me fanella ku dallohet shkrimi Mourinho dhe numri 61, ironi në lidhje me fitoren tenistike të nëntorit të kaluar.
Stadiumi “Olimpico” do të jetë i tejmbushur, të gjithë biletat janë shitur dhe Marash Kumbulla me shokë do të tentojnë hakmarrjen dhe përmbysjen e madhe, me objektivin për të mbërritur në finalen e 25 majit, që do të zhvillohet në “Air Albania” të Tiranës.
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…
Prokuroria polake ka hapur një hetim për terrorizëm pas sulmit me armë zjarri në sheshin kryesor të Krakovit, ku humbën…
Bundestagu gjerman ka ngritur një komision të posaçëm, detyra e të cilit është të mbledhë mendimet e ekspertëve lidhur me…