Në ditën e fundit të merkatos, Antoine Griezmann është bërë sërish lojtar i Atleticos së Madridit. Diçka që dy vite më parë, kur francezi bëri gjithçka për t’u transferuar te Barcelona, dukej vërtet e paimagjinueshme. Aventura e tij në “Camp Nou” rezultoi një katastrofë: probleme me ambientimin që nga dita e parë, një publik që i ngarkoi përgjegjësinë e mosrealizimit të kthimit të Neymarit dhe një raport i komplikuar me Messin.
Tani që argjentinasi shkoi në Paris, mund të pritej diçka më shumë, por ndodhi e kundërta. Barcelona e ka shitur lirë, pasi 10 milionë eurot e huazimit dhe 40 milionë të tjera të detyrimit të blerjes që ka Atletico nuk mbulojnë as 1/3 e shumës që u shpenzua për të. Por rroga prej 17 milionë eurosh, që pas 3 vitesh qëndrimi do të bëhej 20, peshonte shumë për arkat “blaugrana”. Për këtë arsye, erdhi dhe rikthimi i bujshëm, me futbollistin që kërkon sërish qetësinë që i ka munguar në një ambient ku më parë është ndier mirë.
Problemi është se, siç tregojnë dhe reagimet në postimin zyrtar të Atleticos në rrjetet sociale, tifozët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë rikthim.
Sigurisht që ka dhe ata që i gëzohen faktit se do të shohin sërish një kampion si francezi në “Wanda Metropolitano”, por ndërkohë nuk kanë munguar dhe shumë zëra kritikë. Në mesazhet e tifozëve evidentohet se shumëkush e konsideron një tradhtar, për mënyrën se si u largua nga Atletico dhe është e lehtë të imagjinohet se rikthimi para publikut “Los Colchoneros” nuk do të jetë i lehtë për Griezmannin, që do t’i duhet të rifitojë sërish dashurinë e tifozëve në fushë.
Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume…
Në episodin më të fundit të podkastit të Alketa Vejsiut, Ledri Vula vazhdoi të tregojë më shumë nga jeta e…
Emisioni “FiksFare” denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave në rrjetin social “Tik Tok”,…
Mbrëmjen e kësaj të hëne është shembur edhe godina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën e Thethit. Përtej…
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës, Flora Çela për dështime të përsëritura në hetimin e…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump për gatishmërinë e tij për të…