Tifozët e Barcelonës janë të bindur se Lamine Yamal mund të ketë ‘paralajmëruar’ një përforcim të madh, mes thashethemeve për një takim sekret me një yll të futbollit.
Pas fitimit të La Ligës dhe arritjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjigantët spanjollë pritet të jenë shumë aktivë në afatin kalimtar të verës.
Emra si Marcus Rashford i Manchester United dhe Luis Diaz i Liverpoolit janë përfolur si objektiva të mundshëm për Barcelonën, pasi duket se klubi kërkon të shtojë edhe një tjetër yll në repartin e sulmit.
Por tifozët janë të bindur se Yamal mund të ketë zbuluar se kush do t’i bashkohet në sulmin e Barcelonës, pasi vunë re një postim të tij në rrjetet sociale, në mes të raportimeve për një “takim sekret” në klub.
Prej më shumë se një viti, Nico Williams, anësori i Athletic Bilbao, është përmendur shpesh si një objektiv i Barcelonës. Por një raport i ri nga gazeta spanjolle Sport ka zbuluar se kjo mund të bëhet realitet shumë shpejt.
Raporti, i cili u shpërnda më pas edhe nga eksperti Fabrizio Romano, thotë se, pasi u takua dy herë me Bayern Munich, 22-vjeçari zhvilloi një takim sekret me Barcelonën sot (e premte).
Edhe pse kjo vetvetiu do të mjaftonte për të entuziazmuar tifozët e Barçës, postimi i Yamalit në Instagram menjëherë pas përhapjes së lajmit i ka bindur shumë se Williams do të bashkohet me klubin këtë verë.
Në story-n e tij, Yamal ndau një foto ku feston një gol së bashku me Nico Williams, teksa ishin duke luajtur për kombëtaren e Spanjës.
Duke reaguar ndaj postimit, një tifoz shkroi në X: “Lamine Yamal, agjenti ynë i brendshëm – do bëjë gjithçka që të luajë me shokun e tij më të mirë”.
Ndërsa një tjetër tha: “O Zot, po ndodh. Ai po vjen te klubi më i mirë në botë. Deco, Laporta, ju lutemi, bëjeni realitet”.
Një tjetër tifoz e imagjinoi sulmin e së ardhmes: “Imagjinoni një kundërsulm me Raphinha, Lamine Yamal, Pedri dhe Nico Williams”.
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…
Nuk do të ketë transferim përfundimtar të Ernest Muçit nga Beshiktashi te Trabzonspori, për më pak se 8.5 milionë euro.…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sonte se i kishte dhënë dritën jeshile një marrëveshjeje të madhe gazi me Egjiptin, një…
Banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, Ludo Lee, ka bërë disa komente të drejtpërdrejta ndaj…
Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të nis revoltat dhe se ka një gatishmëri dhe…