sport

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin e ndihmoi të merrte një barazim ndaj Bornmuthit. Sulmuesi, në një intervistë të dhënë për mediat e klubit, ka vlerësuar se ai dhe ekipi kanë dëshirën dhe urinë që duhet për të synuar mbijetesën në elitë.

“Bornmuth është një skuadër shumë e mirë, e dimë këtë. Janë shumë të vështirë për t’u përballur. I kemi parë disa nga rezultatet e tyre në këtë sezon, janë gjithmonë konkurrues edhe ndaj ekipeve të mëdha. Ndaj padyshim janë një ekip i vështirë dhe për ne ishte ndeshje e vështirë.

Por siç e thashë, të marrësh një pikë, që është e mirë pas 7 humbjesh, është një ndjesi e mirë për ne si një grup pasi është diçka mbi të cilën të mund të ndërtojmë. Thuajse e harruam se si ndjehesh por ishte një ndjesi fantastike që të siguronim një pikë dhe të shihnim para si grup. Padyshim një ndjesi fantastike për mua, por edhe i gjithë ekipi ishte i kënaqur, të gjithë ishin të përfshirë. Ndaj ndoshta paraqitja nuk ishte më e mira që kishim, por sa i përket rezultatit, ishte i mirë për ne që të ndërtonim mbi të dhe krijonim një ecuri.

Kemi pasur shumë vendosmëri në të gjithë ndeshjet që kemi luajtur, jo vetëm në këtë ndeshje. Ishte ndeshja në transfertë ndaj Mançester Junajtid ku humbëm me një gol diferencë, ndeshja në shtëpi ndaj Liverpulit ku humbëm me një gol të vonë. Kanë qenë disa ndeshje. Edhe me Fullhemin humbëm me një gol dhe mund ta shihje që ishim konkurrues, kishim cilësi, dëshirën, urinë, bashkimin që të qëndrojmë në Premier Ligë. Si një skuadër, si një grup, me djemtë çdo ditë, unë mund ta shoh te çdokush, të gjithë duan të mbijetojmë. Ky është kampionati më i mirë dhe padyshim që të gjithë duam që të jemi pjesë e këtij kampionati dhe të luajmë. Ndaj siç e thashë do të luftojmë në çdo ndeshje që të kemi mundësi. Dhe shpresoj që tani, pas këtij barazimi dhe kësaj pike, të ndërtojmë vazhdimësi. E kemi parë se sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe ne do të qëndrojmë të bashkuar duke shpresuar që të ndryshojmë gjërat”, tha Broja në prononcimin e tij.

të fundit

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare

Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po hyjnë në jetën e përditshme të çifteve urbane, si shenjë…

11 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 16 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…

22 minutes ago

Parashikimi i motit 16 Shkurt 2026, vranësira dhe reshje shiu

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

30 minutes ago

Horoskopi 16 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie do ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe…

8 hours ago

Dosja Epstein/ Emrat e personazheve të famshëm në dokumentet e Epstein janë publikë! Trump, Gates dhe Kim Kardashian midis 305 personazheve

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të shquar përfshirë Donald Trump ,…

8 hours ago

Ishte në garë me dy burra, një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Lezhë

Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave…

9 hours ago