sport

Theu rekord në Kosovë, ish portieri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë Vokli Laroshi në qendër të merkatos

Sesioni veror është mundësia më e mirë për të gjitha ekipet që të përforcojnë skuadrën e tyre dhe të përballojnë sezonin e gjatë që i pret.

Kërkesat më të larta janë zakonisht për portën, duke qenë se mundësitë janë të kufizuara. Pjesa më e madhe e skuadrave synojnë që së pari të sigurojnë gardianin dhe më pas të shohin për rolet e tjera në fushë.

Të lidhura

None found

Një nga portierët që ka nisur të lakohet në mbyllje të këtij kampionati është edhe 23- vjeçari nga Cërriku, Vokli Laroshi, ndaj të cilit kanë nisur ofertat nga disa skuadra.

MERKATO – Me mbylljen e këtij sezoni, Laroshit i ka përfunduar edhe kontrata me skuadrën e Llapit, me të cilët luajti për dy sezone e gjysmë. Ai tani është një lojtar i lirë dhe ish-portierit të Shpresave, ka disa oferta për të vijuar karrierën.

Për momentin, 23-vjeçari është mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku disa skuadra janë interesuar për shtatlartin cërrikas, të cilët duan ta afrojnë. Mbetet për t’u parë e ardhmja e Laroshit, i cili duket ka arritur edhe pjekurinë maksimale në futbollin profesionist.

KARRIERA – Karriera e Vokli Laroshit ka ardhur gradualisht në rritje, duke e provuar nga kategoritë më të ulëta, ku edhe arriti të marrë eksperiencën që i duhej dhe deri në elitën e futbollit shqiptar dhe atij kosovar. I dalë nga moshat e Shkëndisë, ai u afrua që në moshë të vogël në ekipin e Turbinës në Kategorinë e Parë, duke marrë madje shiritin e kapitenit dhe kontribuar për realizimin e objektivave të skuadrës së tij.

Paraqitjet mbresëlënëse të tij ranë në sy të ekipit të Partizanit, i cili e afroi menjëherë në skuadrën e parë, duke besuar në cilësitë e gardianit cërrikas. Pas një rikthimi të shkurtër sërish te Turbina, Laroshi provoi një aventurë në Kosovë me skuadrën e Llapit, ku qëndroi për dy sezone e gjysmë.

REKORDI – Në Kosovë, Laroshi u kthye në protagonist, ku edhe pse në një kampionat të ri dhe të rivalizuar, arriti të tregojë vlerat e tij dhe të thyejë madje rekorde. Ai u aktivizua në 16 ndeshje, duke mbajtur portën të paprekur në plot 7 takime radhazi ose 630 minuta.

Gjatë kampionatit, ai është zgjedhur në disa javë edhe në formacionin më të mirë të javës, në sajë të performancës së tij në mbrojtjen e portës së Llapit. Tregues ky i cilësive të cërrikasit, që la përshtypjet më të mira në elitën e futbollit kosovar dhe duke e kthyer në një nga gardianët më të lakuar në këtë merkato vere.

SHPRESAT – Laroshi mund të jetë ndryshe edhe një rast unikal sa i përket grumbullimit të tij në Kombëtaren e 21-vjeçarëve. Nëse në atë periudhë të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi militonin në skuadra jashtë vendit apo tek ato elitaret në Shqipëri, Laroshi ishte pjesë e ekipit të Turbinës.

Pra, ishte i vetmi që militonte në Kategorinë e Parë dhe ia doli që me performancën e tij me ekipin modest të Turbinës, të merrte ftesë për disa ndeshje nga Kombëtarja e Shpresave të Shqipërisë. /Mariglen Miraka/

të fundit

Ariana Grande mbyll turneun mes lotësh: Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë të pushojnë

Ariana Grande u ka dhënë një lamtumirë emocionale fansave të saj, teksa po merr një pushim nga jeta publike pas…

36 seconds ago

Tensione në Pentagon pas dorëheqjes së Driscollit/ Hegseth përballet me largime gjeneralësh dhe akuza për bllokim të programeve të dronëve, ndërsa Trump e mbron

Dorëheqja e Dan Driscoll, zyrtarit më të lartë civil të Ushtrisë amerikane, ka shkaktuar përplasje të reja brenda Pentagonit, pas…

59 seconds ago

Arbër Hoxha përmendet si kandidat për largim nga Dinamo Zagrebi

Përforcimet e fundit te Dinamo Zagrebi kanë shtuar ndjeshëm konkurrencën në skuadër, ndërsa disa lojtarë mund të largohen nga Maksimiri…

7 minutes ago

Bahri Hyseni emërohet zëvendëskryeprokuror i Shtetit për një mandat katërvjeçar

Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur sot Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Caktimi i tij…

10 minutes ago

Mitsubishi Pajero rikthehet si një SUV më i madh, luksoz dhe i ndërtuar për terrene të vështira

Mitsubishi Pajero po rikthehet në treg me një gjeneratë krejtësisht të re, duke kombinuar përmasat e mëdha, luksin modern dhe…

19 minutes ago

Putini lë të hapur sulmin ndaj objektivave britanike, Rosenberg: Pjesë e presionit rus ndaj Perëndimit

Presidenti rus Vladimir Putin ka lënë të hapur mundësinë që Moska të godasë objektiva ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, në…

20 minutes ago