sport

Theu rekord në Kosovë, ish portieri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë Vokli Laroshi në qendër të merkatos

Sesioni veror është mundësia më e mirë për të gjitha ekipet që të përforcojnë skuadrën e tyre dhe të përballojnë sezonin e gjatë që i pret.

Kërkesat më të larta janë zakonisht për portën, duke qenë se mundësitë janë të kufizuara. Pjesa më e madhe e skuadrave synojnë që së pari të sigurojnë gardianin dhe më pas të shohin për rolet e tjera në fushë.

Një nga portierët që ka nisur të lakohet në mbyllje të këtij kampionati është edhe 23- vjeçari nga Cërriku, Vokli Laroshi, ndaj të cilit kanë nisur ofertat nga disa skuadra.

MERKATO – Me mbylljen e këtij sezoni, Laroshit i ka përfunduar edhe kontrata me skuadrën e Llapit, me të cilët luajti për dy sezone e gjysmë. Ai tani është një lojtar i lirë dhe ish-portierit të Shpresave, ka disa oferta për të vijuar karrierën.

Për momentin, 23-vjeçari është mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku disa skuadra janë interesuar për shtatlartin cërrikas, të cilët duan ta afrojnë. Mbetet për t’u parë e ardhmja e Laroshit, i cili duket ka arritur edhe pjekurinë maksimale në futbollin profesionist.

KARRIERA – Karriera e Vokli Laroshit ka ardhur gradualisht në rritje, duke e provuar nga kategoritë më të ulëta, ku edhe arriti të marrë eksperiencën që i duhej dhe deri në elitën e futbollit shqiptar dhe atij kosovar. I dalë nga moshat e Shkëndisë, ai u afrua që në moshë të vogël në ekipin e Turbinës në Kategorinë e Parë, duke marrë madje shiritin e kapitenit dhe kontribuar për realizimin e objektivave të skuadrës së tij.

Paraqitjet mbresëlënëse të tij ranë në sy të ekipit të Partizanit, i cili e afroi menjëherë në skuadrën e parë, duke besuar në cilësitë e gardianit cërrikas. Pas një rikthimi të shkurtër sërish te Turbina, Laroshi provoi një aventurë në Kosovë me skuadrën e Llapit, ku qëndroi për dy sezone e gjysmë.

REKORDI – Në Kosovë, Laroshi u kthye në protagonist, ku edhe pse në një kampionat të ri dhe të rivalizuar, arriti të tregojë vlerat e tij dhe të thyejë madje rekorde. Ai u aktivizua në 16 ndeshje, duke mbajtur portën të paprekur në plot 7 takime radhazi ose 630 minuta.

Gjatë kampionatit, ai është zgjedhur në disa javë edhe në formacionin më të mirë të javës, në sajë të performancës së tij në mbrojtjen e portës së Llapit. Tregues ky i cilësive të cërrikasit, që la përshtypjet më të mira në elitën e futbollit kosovar dhe duke e kthyer në një nga gardianët më të lakuar në këtë merkato vere.

SHPRESAT – Laroshi mund të jetë ndryshe edhe një rast unikal sa i përket grumbullimit të tij në Kombëtaren e 21-vjeçarëve. Nëse në atë periudhë të gjithë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi militonin në skuadra jashtë vendit apo tek ato elitaret në Shqipëri, Laroshi ishte pjesë e ekipit të Turbinës.

Pra, ishte i vetmi që militonte në Kategorinë e Parë dhe ia doli që me performancën e tij me ekipin modest të Turbinës, të merrte ftesë për disa ndeshje nga Kombëtarja e Shpresave të Shqipërisë. /Mariglen Miraka/

të fundit

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem

Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shokoi opinionin publik me pamjet e saj në…

5 minutes ago

SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Blushi: Të miratohet arrestimi i zv/kryeministres

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me kërkesën për autorizimin e Kuvendit për…

7 minutes ago

SPAK kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Klodiana Lala: Pozita e zëvendëskryeministres është rënduar…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të…

15 minutes ago

Familjarët e Edit largojnë Dolcen nga rrjetet sociale të tij

Pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi…

17 minutes ago

Abdixhiku i dërgon letër Presidentes së Komisionit Evropian, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka dërguar letër Presidentes së Komisonit Evropian, Ursula von…

37 minutes ago

SPAK akuza të reja ndaj Belinda Ballukut, nën hetim edhe për 7 tendera të tjerë

Ditën e sotme 16 dhjetor 2025, SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin…

41 minutes ago