Theo Hernandez duket se ka rigjetur formën e tij këtë sezon. Mbrojtësi i majtë i Milanit ishte heroi i kuqezinjve në superpërballjen me Napolin duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes për t’i dhënë 3 pikë ‘Djallit’.
Prej sezonit të shkuar ai është zëvëndësi-kapiteni i Milanit dhe shpeshherë e ka mbajtur shiritin në mungesë të Calabrias. Një lider i padiskutueshëm dhe një nga më të mrët në botë në rolin e tij.
Mirëpo, një intervistë së fundmi ka ‘trembur’ paksa kuqezinjtë teksa i pyetur për të ardhmen dhe një rikthim të mundshëm te Real Madrid, francezi shprehet se nuk sheh aq larg, por madrilenët do të jenë gjithmonë në zemrën e tij.
“Për Real Madridin kam vetëm fjalë falenderuese për shkak të besimit që kishin tek unë. Më pëlqen të jetoj në të tashmen dhe të ardhmen e afërt, por e mbaj atë klub në zemrën time. Jam shumë mirënjohës”, u shpreh mbrojtësi. /newsport.al/
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi…
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë, janë arma kryesore e ligjit të ri…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie…
Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.…
Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…