Një burim i huaj po qarkullon në internet, i cili shpjegon se Shakira është shtruar në spitalin e barcelonës me një krizë ankthi.
Lajmi erdhi menjëherë pasi filluan të qarkullonin thashethemet se Gerard Pique dhe ylli i muzikës pop ishin në prag të divorcit, ku shumë shkrime flisnin për një person të tretë mes tyre.
None found
Sipas revistës “Hola!”, që citohet edhe nga “Marca”, këngëtarja kolumbiane mësohet se ka pësuar stres dhe kriza ankthi, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 28 maj, pra pas kthimit të Shakirës nga Festivali i Kanës. Megjithatë, “Hola” ka publikuar një foto të një ambulance, e cila sipas lajmit është ai mjet i cili ka transportuar Shakirën në spital.
Informacionet nga i njëjti burim bëjnë të ditur se këngëtarja shoqërohej nga lojtari i Barcelonës, Pique ku gjithashtu bashkë me familjarët e saj.
Tradhtia e përfolur e Pique është nxjerrë në dritë nga “El Periodico” dhe gjithçka tregon se përmasat e çështjes ndoshta e kanë dëmtuar psikologjikisht Shakirën. Një nga raportimet e fundit thotë se Pique e ka tradhtuar me një 20-vjeçare.
Revista “Cuore” foli për një bukuroshe bjonde e cila studion dhe punon si recepsioniste në klube nate dhe në ambiente eventesh.
Shumë njerëz flasin për miqësinë e thjeshtë të Pique me vajzën në fjalë, por ata i kanë parë shumë herë bashkë dhe është e vështirë të besohet se ata janë thjesht miq.
Pique dhe Shakira nuk jetojnë më bashkë dhe këngëtarja kolumbiane ka marrë me vete të dy fëmijët e tyre. Sipas gazetares Laura Fa, Shakira ka vendosur të divorcohet./ h.ll/albeu.com
Lamine Yamal është sot një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, por rrugëtimi i tij drejt majës nuk…
Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me rastin e Iva Mihajlovës, ndërsa shpreh shqetësim për pritjen e saj në…
Pas disa muajsh njoftim, kamerat e Safe City kanë filluar të regjistrojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në Ohër,…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, priti në takim zëvendëspresidentin e Bankës…
Hulumtuesi i lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi, ka paralajmëruar për retorikën nacionaliste në fushatën…
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për…