Skuadra e Teutës ka arritur më në fund të shijojë fitoren gjatë kësaj faze përgatitore, pas një vargu ndeshjesh ku nuk shkoi më shumë se barazimi. Djemtë e detit udhëtuan drejt Banskos në Bullgari, ku mposhtën minimalisht ekipin vendës të Krumovgradit, në kuadër të serisë së takimeve testuese përpara nisjes së sezonit të ri në Kategorinë Superiore.
None found
Protagonisti absolut i sfidës ishte Sherif Kallaku. Mesfushori, që sapo është bashkuar sërish me durrsakët pas një eksperience me Vllazninë, shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë kështu suksesin ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova.
Ky triumf përfaqëson një injeksion të rëndësishëm besimi për trajnerin Tetova, i cili vijon punën për të nxjerrë potencialin maksimal nga grupi i lojtarëve që ka ndërtuar përmes operacioneve në merkaton e verës.
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Tre muaj burg për 19-vjeçarin në Kumanovë, nxori flamurin shqiptar dhe atë të UÇK-së. Gjykata Themelore e Kumanovës ka dënuar…
Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me…
Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës,…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…