I zhgënjyer për barazimin ndaj Kastriotit në Niko Dovana, trajneri i Teutës, Edi Martini në intervistën për Gol pas Goli theksoi se djemtë e detit javën e ardhshme luajnë të gjithë sezonin me ndeshjet ndaj Kukësit në Kupë dhe Partizanit në kampionat:
“Pjesa e parë ishte e dobët, ishim agresiv edhe pse nuk shkuam tek goli. Ne e dinim që Kastrioti ishte i fortë dhe morëm këtë që bëmë sot. Ishte ndeshje që nuk ishte në ritmin e duhur, kishim tërheqje nga krahu i djathtë, loja nga krahët që ne e bëjmë më së miri nuk shkoi ashtu si duhet. Këto janë ndeshje që duhen marrë, fundja lamë dy pikë”.
None found
“Kampionati është i gjatë, Bregu është një lojtar që sigurisht nuk do t’i nxjerri të gjitha ndeshjet, ne nuk kishim agresivitet dhe barazuam këtë sfidë. Teorikisht luhet sezoni për këtë javë, sepse luhet dhe Kupa dhe kampionati, sigurisht janë shumë pikë, por kishim një lloj nënvlerësimi sot nga ana jonë dhe ishte e pafalshme”.
“Në momentin që shoh që skuadra nuk më ndjek, nuk e shoh që jam shkaktari, ne punojmë si grup, kësaj pyetje i përgjigjen lojtarët. Kemi patur tre herë mundësi që të kapim vendin e parë por nuk kemi mundur, pengesa psikologjike është e madhe, skuadra duhet të mësojë sepse është edhe e re si grup”. /albeu.com/
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…