Categories: sport

Teuta mposhtet edhe në Moldavi, Liga e Konferencës shansi i radhës

Teuta zhgënjen sërish ndaj Sheriffit të Tiraspolit, teksa pas humbjes së thellë 0-4 në “Niko Dovana”, është mposhtur edhe në sfidën e kthimit në Moldavi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë zyrtarisht lamtumirën Ligës së Kampionëve, që në turin e parë eliminator.

Ndonëse për kualifikimin gjithçka ishte vendosur që në Durrës, pritej që kampionët e Shqipërisë të bënin një reagim krenarie në transfertën moldave, por u shfaqën sërish të pafuqishëm dhe inferiorë ndaj kundërshtarit.

Përveç Dejvi Bregut të larguar, trajneri Edi Martini kishte lënë në stol edhe emra si Aleksi, Jackson e Kallaku, teksa nga minuta e parë luajtën Karabeci, Daja, Gruda e Kotobelli, megjithatë këto ndryshime nuk patën aspak impakt pozitiv në lojë.

Në “Stadionul Sheriff” vendasit e nisën vrullshëm dhe ishte sulmuesi që shënoi golin e katërt në Durrës, maliani Adama Traore, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Frashërit, që në minutën e 6’ të takimit.

E gjithë pjesa e parë u zhvillua nën dominimin e Sheriffit, që kërcënoi disa herë portën e Frashërit, ndërsa nga ana tjetër durrsakët u panë konfuzë në lojë dhe nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm shënimi.

Edhe pjesa e dytë pati pak a shumë të njëjtën tablo loje, me Teutën të paqartë dhe të paaftë për të kërcënuar portën e vendasve, të cilët ulën disi ritmin, por gjithsesi ia dolën të marrin fitoren 1-0 dhe të kualifikohen për në turin e dytë eliminator me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Nga ana tjetër Teuta e mbyll me turp prezantimin në Ligën e kampionëve, pasi jo vetëm që eliminohet nga një kundërshtar modest, por nuk arrin të shënojë asnjë gol, gjithsesi aventura europiane e durrsakëve do të vijojë në Conference League, pasi do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter de Esclades, në turin e dytë eliminator.

të fundit

Zelenskyy para takimit në Shtëpinë e Bardhë: Trump ka forcë ta detyrojë Rusinë të bëjë paqe

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy sapo ka zhvilluar bisedime me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Uashington DC, përpara…

5 minutes ago

Shqiptarja që gjeti dashurinë në “Love Is Blind:UK” – historia që mori gjithë vëmendjen

Në sezonin e dytë të reality shout të famshëm, “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e mori një çift që preku…

12 minutes ago

Pse u larguan familjet fqinje? Zhvendosja e Princit William dhe Kate në Fort Lodge sjell ndryshime në Windsor Great Park

Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, së bashku me fëmijët e tyre, Princi George (12 vjeç), Princesha Charlotte (10…

27 minutes ago

Aksident në Greqi, ndërrojnë jetë tre shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të…

28 minutes ago

YouTube sfidon historinë: A do të bëhet platforma shtëpia e re e Oscars në 2029?

YouTube po bën lëvizje surprizë për të fituar të drejtat e transmetimit të Çmimeve të Akademisë (Oscars), që aktualisht janë…

28 minutes ago

Çfarë do të ndodhë me Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti: Pse po vonohet Gjykata Kushtetuese?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me Gjykatën Kushtetuese vendase si dhe dyshime për vonesën…

51 minutes ago