Trajneri i Teutës, Edi Martini, thekson se Kupa është një aktivitet primar për skuadrën e tij që e sheh si rrugë për të shkuar në Europë.
“Sot ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, barazimi me Tiranën i dha djemve shumë moral për këtë ndeshje. Janë ndeshje me një takim, duhet të jesh i kujdesshëm, patëm raste në pjesën e parë të shënonim, nuk arritëm ku duhej. Dëmtimi i Beqjes dje para stërvitjes na reduktoi, bëri të kthenim Llocin para zonës, edhe pse nuk është roli i tij e bëri perfekt si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe sulmuese. Arifi me Peposhin luajti mirë, dyshja e sulmit mbajti peshën kryesore të lojës, e kishim planifikuar të luanim me dy pykat që të mos ishim të çbilancuar. Djemtë luajtën mirë, kishim mundësi të tjera për të shënuar, edhe pse në 15 minutat e fundit e menduan ndeshjen të fituar, i dhanë shanse Skënderbeut të rrezikonte, gjë që nuk duhej të ndodhë.
Kisha dy zgjidhje, ose të futja Dajën e të kishim më shumë ekuilibër. Duke pasur parasysh që Daja kishte shumë minuta, doja që në fazën ofensive të isha më i qartë dhe të isha pranë portës. Ishte eksperiment kthimi i Llocit, por duke pasur parasysh formën e Gjinit, Jazxhi e Kotobellit, kisha besim te kjo treshe që do të jepte forcë sulmit. Është ai rrisku që kam folur me veten time, por nuk kisha shumë zgjedhje.
Është e rëndësishme se këto djem kanë luajtur shumë ndeshje të mira, kanë humbur shumë raste, jemi dënuar në fund. Vjen një moment që humb besimin. Kjo treshe që ka ardhur, nuk e ka ndjerë atë presion dhe morali i tyre është ndryshe. Kishim nevojë për oksigjen, gjak të ri, ambicie të tjera, kanë rritur konkurrencën se çdo vend pothuajse është i dubluar. Ardhjet e janarit i kanë bërë mirë ekipit edhe moralisht, edhe fizikisht, edhe në konkurrencë.
Djemtë e kanë automatizuar 3-5-2, unë vazhdoj të jem partizan i kësaj, edhe pse ka ndeshje të veçanta ku duhet të bëj edhe mënyrë tjetër loje.
Laçi? Kjo është arsyeja pse bëmë disa ndërrime, pasi ndeshja shkoi 2-0, që të lëmë ato lojtarë të çlodhen, të jenë gati për ndeshjen se është e rëndësishme e duhet ta lënë Kupën pas krahëve. Është ndeshje kampionati, shumë e vështirë, na duhen pikët, do të shkojmë të luajmë për t’i marrë dhe është më e rëndësishme se kjo. Edhe pse Kupa është primare te ne, ndeshja me Laçin është e rëndësishme. Në këto momente duhet të jemi shumë pragmatistë, të fitojmë ndeshje, marrim pikët, siç morëm sot kualifikimin”, tha Martini për “MCN” pas ndeshjes. /abcnews.al
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe…
Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlaminti izraeliot, kreu i qeverisë uroj që…
Kryeministri i vendit tha në Parlamentin izraelit se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Rama deklaroi se trashëgimia…
Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka nxjerrë në pah mospërputhje në rezultatet…
Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Banorja ruan gjithashtu një miqësi…
Rogerti, banori i Big Brother VIP Albania 5, ia ka përmendur DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit. Kjo pasi Gëzim…