Jahmir Hyka është zyrtarisht tashmë lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi për pjesën tjetër të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku njoftohet se lojtari ditën e sotme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re.
Kujtojmë se për Hykën ky është një rikthim në kampionatin shqiptarë, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dinamos dhe Tiranës.
Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.
Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeëari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu”, thuhet në njoftimin e Teutës./ h.ll/albeu.com
Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën…
Java që nis më 22 shtator dhe përfundon më 28, sjell zhvillime të rëndësishme për tre shenja të horoskopit. Energjitë…
Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat veriore të Filipineve, teksa vendi përgatitet për një nga tufanet më të fortë të…
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe njerëzve të tij me korrupsionin, zhdukjen e fondeve…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u…