Sky Sport Italia raporton se Evan Ndicka iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme të zemrës sot, të cilat u kthyen negative; pra mbrojtësi i Romës do të ketë ekzaminime të tjera javën e ardhshme për të testuar mushkëritë e tij.
Mbrojtësi i Romës, Ndicka iu nënshtrua testeve mjekësore në kryeqytet të hënën dhe rezultatet konfirmuan se nuk kishte probleme me zemrën për futbollistin nga Bregu i Fildishtë, i cili ishte rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje jashtë fushe kundër Udineses të dielën.
None found
Ndicka doli nga spitali i Udines të hënën dhe analizat e para nuk i kishin gjetur probleme me zemrën 24-vjeçarit.
Ndicka nuk është stërvitur ende me ekipin dhe do të pushojë për ditët në vijim, kështu që ai nuk do të jetë i disponueshëm kur Roma e tij të takohet me Milanin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Evropës të enjten mbrëma.
Gazetari i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante shton në X, dikur Twitter, se Ndicka do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme të hënën, më 22 prill, për të kontrolluar mushkëritë e tij. /Telegrafi/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…