Categories: sport

Tensione të reja te Reali, përplasje fizike në skuadër dhe përplasje mes Mourinhos e Mbappes

Jose Mourinho ende nuk ka mundur të rikthejë qetësinë në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, ku një konflikt i fundit fizik mes dy futbollistëve ka rikthyer shqetësimet për klimën brenda ekipit.

Të lidhura

None found

Trajneri portugez mori drejtimin e Real Madridit gjatë verës, pasi drejtuesit e klubit i besuan misionin për të vendosur rregull dhe disiplinë në një grup që sezonin e kaluar u përball me probleme të shumta të lidhura me egot dhe hierarkinë.

Fushata 2025/26 përfundoi pa trofe për madrilenët. Ata e mbyllën La Ligën pas Barcelonës, ndërsa në Ligën e Kampionëve u ndalën në çerekfinale dhe në Kupën e Mbretit u eliminuan në fazën e 1/8 së finales.

Gjatë sezonit të kaluar, tensionet arritën kulmin kur Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde u përfshinë në një përleshje në stërvitje dhe u ndëshkuan me nga 500 mijë euro gjobë.

Florentino Perez shpresonte se qasja autoritare e Mourinhos do të sillte një ndryshim në kulturën e skuadrës. Megjithatë, sipas raportimeve të Cadena SER, situata në ambientin e Realit mbetet e rënduar.

Radioja spanjolle pretendon se marrëdhëniet në dhomat e zhveshjes janë “të akullta”, pasi dy lojtarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, janë përplasur fizikisht së fundmi.

Një tjetër burim pakënaqësie brenda ekipit lidhet me Kylian Mbappen. Francezi ishte kritikuar sezonin e kaluar për mungesën në disa ndeshje të rëndësishme, e cila u justifikua me një dëmtim misterioz. Së fundmi, emri i tij u rikthye në qendër të vëmendjes pasi vizitoi një klub nate në Paris me të dashurën dhe më pas publikoi pamje duke çikluar në Alpe, pak kohë pasi kishte refuzuar grumbullimin me Kombëtaren e Francës për shkak të dëmtimit.

Ky veprim u konsiderua edhe më problematik për shkak të një rregulli të vendosur nga Mourinho, i cili ua ka ndaluar futbollistëve përdorimin e biçikletës.

“Je futbollist 24 orë në ditë. Gjithçka lidhet me profesionin. Çfarë ha, çfarë pi, si fle, madje edhe gjërat në jetën private. Nuk mund të bësh ski. Nuk mund të ngasësh biçikletë.

Mund të biesh nga biçikleta dhe të mos luash tri ndeshje, ose edhe më keq, mund ta thyesh këmbën. Ka shumë gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë për të qenë futbollist”, kishte deklaruar Mourinho.

të fundit

Rasti i pazakontë: Edhe nëse humbet të gjitha ndeshjet e vitit 2027, Maranit i rinovohet automatikisht kontrata me Kombëtaren

Rolando Maran firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Me fazën…

2 minutes ago

Burim Ramadani: Aleanca nuk ka asnjë marrëveshje me Qeverinë, Kosova në “terr të madh

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…

11 minutes ago

LAMM: no extended waits at border crossing points

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…

19 minutes ago

Rama gathers the SP Assembly in Tirana / Erion Veliaj’s message to socialist colleagues: do not let our history be replaced by undeserved power

Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…

19 minutes ago

Ramadani: No agreement with the government, Kosovo is in “deep darkness

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…

20 minutes ago

Bosnia closes its doors to Radoičić, considers him a threat to state security

Autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës ia kanë ndaluar hyrjen në vend Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit të…

20 minutes ago