Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e fituar 1-0 nga spanjollët, përfundoi mes tensioneve të forta dhe përplasjeve ndërmjet futbollistëve të të dyja kombëtareve. Reagimi i lojtarëve argjentinas pas disfatës pritet të kujtohet gjatë.
Përpara përfundimit të ndeshjes, Leandro Paredes mori karton të kuq pas një përleshjeje me Gavin dhe Eric Garcian. Situata u acarua më tej nga Nahuel Molina, i cili e goditi me grusht në gjoks Rodrin në momentin kur mesfushori spanjoll po hynte në fushë për të festuar me shokët e ekipit.
None found
Në pamjet e transmetuara në televizion u pa gjithashtu një pjesëtar i stafit teknik të Argjentinës, i cili dukej se goditi në fyt sulmuesin e Spanjës, Dani Olmo.
Pas fishkëllimës përfundimtare u regjistrua një tjetër episod i tensionuar. Mbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi nisi një debat të ashpër me Rodrin, ndërsa në përplasje u përfshi edhe mbrojtësi spanjoll Aymeric Laporte.
Sipas Marca, Otamendi i tha Rodrit: “Fol më pak, idiot. E kaluat gjithë javën duke qarë. Gjithë javën vetëm jeni ankuar”.
Argjentinasi vijoi akuzat ndaj tij dhe Laportes: “Ti dhe Laporte, të dy. Kështu nuk veprohet. E kaluat gjithë javën duke u ankuar te gjyqtarët, miku im”.
Kur Rodri e pyeti se për çfarë po fliste, Otamendi iu përgjigj: “Laporte? Nuk e pe çfarë tha këtë javë?”
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, mbrojtësi i Argjentinës po i referohej deklaratave të Laportes përpara finales, të bëra pasi ai ishte pyetur rreth lojës fizike të kombëtares argjentinase.
Në prag të takimit ishte diskutuar gjerësisht për mënyrën agresive të lojës së Argjentinës. Po ashtu, kishte pretendime se skuadra amerikano-jugore ishte favorizuar nga vendimet e gjyqtarëve gjatë rrugëtimit të saj drejt finales.
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke e mposhtur me rezultat 105:86 në kuadër…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…
Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…