Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd folën për Leverkusen, mbretin e goditjeve të lira Alejandro Grimaldo dhe të tjera përpara ndeshjes kundër Bajer Leverkusen të shtunën.
Kompani u përkul sidomos para Grimaldos së Leverkusenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola pas 13 ndeshjeve të kampionatit dhe vazhdon të shënojë nga goditjet e lira.
None found
“Thjesht po shpresojmë që të mos kemi kundër nesh goditje dënimi të rrezikshme. Kjo është e vërteta. Mund të shpjegoja gjatë në anglisht se çfarë duhet të bëjmë taktikisht, por e vërteta është se po shpresojmë që të mos bëjmë faulle të panevojshme, që të mos akordohen goditje dënimi, që ai të mos ketë një ditë të jashtëzakonshme me goditjet e lira”, tha Kompany, duke lavdëruar lojtarin. Më tej, trajneri i Bayern-it foli për një “rivalitet” me Leverkusenin.
Pas së gjithash, Bajerni nuk ka fituar ndaj tyre në gjashtë ndeshje të Bundesligës.
“Nuk jam këtu për të vendosur kush është rivali më i fortë. Rivaliteti ekziston ende. Nuk duhet ta nënvlerësojmë”.
I pyetur nëse Luis Diaz ka nevojë për pushim, ai u shpreh: “Kemi avantazhin që ai është mësuar me intensitetin maksimal; e ka përjetuar shumë herë në karrierë. Duket i freskët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që ka nevojë për pushim. Por është njeri gjithsesi. Në moshën 27- vjeçare, Luço është në moshën e duhur për ta përballuar këtë. Aktualisht duket sikur ai do të donte të luante edhe më shumë”.
Thashethemet në lidhje për një lidhje të mundshme të Gjestit me Loredanën, të dy ish-banorë të Big Brother Vip, forcohen…
Pas publikimit të vendimit të gjykatës në favor të kryeministrit Edi Rama, Brisida Shehaj ka reaguar me një deklaratë të…
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca nuk ka marrë asnjëherë në shqyrtim vendosjen e forcave detare në Ngushticën e…
Më shumë se 90 pasagjerë të një anijes turistike të prekur nga hantavirusi u evakuuan dhe do të kthehen në…
Presidenti Trump Shtetet e Bashkuara kanë nevojë vetëm për dy javë të tjera për të goditur të gjitha objektivat e…
Në “Prive By Liberta Spahiu”, në rubrikën “Koment për Koment” ishte e ftuar bashkëshortja e MC Kreshës, Erzina. Pas komenteve…