sport

Ten Hag thotë se ‘nuk ka hapësirë’ për sulmues të ri te Manchester United

Trajneri Erik ten Hag e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi para përfundimit të afatit kalimtar të dimrit, pavarësisht mungesës së Anthony Martial.

Lëndimi i Martial dhe operimi i tij ka bërë që të përfolët për një sulmues të ri te Unitedi në këtë afat kalimtar, por Ten Hag ka përjashtuar mundësinë.

Të lidhura

None found

Ten Hag beson se Marcus Rashford herë pas here mund të futet në pozicion kur të jetë e nevojshme.

“Kam shikuar por nuk ka vend. Nuk ka hapësirë ​​në Fair Play Financiar për të bërë diçka për këtë mungesë numri në pozicionin e sulmuesit”, ka thënë fillimisht Ten Hag.

“Sigurisht, Rashford mund të luajë si sulmues; ne kemi disa alternativa të tjera dhe është e qartë se Anthony është jashtë për disa muaj, është një boshllëk në skuadrën tonë, e qartë”, përfundoi holandezi.

Rasmus Hojlund ka shënuar shtatë gola që nga kalimi i tij në Old Trafford. Me Martialin të padisponueshëm, pritej që United të sillte një sulmues në formë huazimi.

Karim Benzema u shpall si nënshkrimi i preferuar i klubit. Megjithatë, Ten Hag i ka varrosur spekulimet. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago