Trajneri Erik ten Hag e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi para përfundimit të afatit kalimtar të dimrit, pavarësisht mungesës së Anthony Martial.
Lëndimi i Martial dhe operimi i tij ka bërë që të përfolët për një sulmues të ri te Unitedi në këtë afat kalimtar, por Ten Hag ka përjashtuar mundësinë.
Ten Hag beson se Marcus Rashford herë pas here mund të futet në pozicion kur të jetë e nevojshme.
“Kam shikuar por nuk ka vend. Nuk ka hapësirë në Fair Play Financiar për të bërë diçka për këtë mungesë numri në pozicionin e sulmuesit”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Sigurisht, Rashford mund të luajë si sulmues; ne kemi disa alternativa të tjera dhe është e qartë se Anthony është jashtë për disa muaj, është një boshllëk në skuadrën tonë, e qartë”, përfundoi holandezi.
Rasmus Hojlund ka shënuar shtatë gola që nga kalimi i tij në Old Trafford. Me Martialin të padisponueshëm, pritej që United të sillte një sulmues në formë huazimi.
Karim Benzema u shpall si nënshkrimi i preferuar i klubit. Megjithatë, Ten Hag i ka varrosur spekulimet. /Telegrafi/
Një zjarr është evidentuar këtë mbrëmje pranë zonës së Pashalimanit në Orikum. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrëfikëset nga Vlora,…
Mamaja e Brikenës, pas takimit surprizë me të bijën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka dhënë një intervistë…
Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik. Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Agim të Libofshës në Fier. Sipas policisë, një drejtues motori…
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…