sport

Ten Hag mund të largohet në verë nga Manchester United, por vetëm me një kusht

Erik Ten Hag mund të largohet nga Manchester United këtë verë në rast se ai nuk sigurohet nga klubi për fuqinë që do t’i jepet.

Sir Jim Ratcliffe do të vendosë të ardhmen e Ten Hag në ‘Old Trafford’ në fund të sezonit me klubin që po has në vështirësi për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Sir Dave Brailsford, drejtori sportiv tek INEOS, dëshiron që të ndryshojë mënyrën se si United rekruton lojtarë të rinj, por Ten Hag është i etur që të sigurohet se ai do të mbetet një pjesë e rëndësishme në procesin e marrjes së vendimeve.

Tekniku holandez mban veton për të gjitha transferimet që prej ardhjes së tij si trajner në 2022, dhe dëshiron që fjala e tij të ketë peshën më të madhe në atë se cilët lojtarët duhet të vijnë dhe të largohen nga klubi.

Ka pasur një pikëpyetje sa i përket politikës së transferimeve tek United që prej emërimit të Ten Hag, pasi ata kanë shpenzuar 100 milionë euro për të sjellë Antonyn nga Ajaxi.

Sidoqoftë, është raportuar se Ten Hag mund të mos qëndrojë as në vitin e tij të fundit të kontratës, teksa mundësia e rikthimit tek Ajaxi nuk është përjashtuar.

Ajax ka hartuar një listë të ngushtë të trajnerëve potencialë, ku aty përfshihet Ten Hag dhe asistenti i Liverpoolit, Pep Ljinders. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago