Manchester United dhe Arsenali u përballën sot (e shtunë) në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.
Vendimtar për fitoren e ‘Topçinjve’ në këtë sfidë ishte Leandro Trossard i cili shënoi në minutën e 20-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Kai Havertz.
None found
Pas ndeshjes Ten Hag në një prononcim të shkurtër për Sky Sports tha arsyet e tij pse Manchester Unitedi nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në këtë takim.
“Ne ishim shumë konkurrues dhe mund ta shihnit se ne ishim në të njëjtin nivel me ta gjatë tërë ndeshjes”.
“Na munguan shtatë lojtarë të formacionit startues, por ne kemi pasur mundësi që të marrim një rezultat pozitiv”, ka thënë Ten Hag.
Kjo humbje e ‘Djajve të Kuq’ do të thotë se ata nuk kanë lëvizur nga pozita e tetë në tabelën e Ligës Premier, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Manchester United ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier do të jetë nikoqir i Newcastle United në ‘Old Trafford’. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…