Categories: sport

Temperaturat ngjiten deri në 33°C, dita parashikohet kryesisht me diell

Kosova do të përfshihet sot nga mot i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta deri mesatare mund të shfaqen më së shumti pranë zonave malore.

Të lidhura

None found

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12–16 gradë celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29–33 gradë celsius, raporton KosovaPress.

Fryma e erës do të jetë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekond.

Sipas institutit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të përshtatshme. Megjithatë, në mesditë dhe gjatë pasdites, nxehtësia mund të sjellë ngarkesë të lehtë termike, veçanërisht në zonat e ulëta.

Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të ndihmojnë pjekjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, por do të shtojnë edhe nevojën për ujitje. Për këtë arsye, rekomandohet kontrolli i lagështisë së tokës, sidomos te kulturat që janë në fazat aktive të zhvillimit.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV do të mbetet shumë i lartë, në nivelin 6–8. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të zgjatur ndaj rrezeve të diellit.

Vlera të larta të temperaturave parashikohen edhe përgjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit. /Telegrafi/

të fundit

Shefi i CIA-s hedh idenë për një takim Trump-Putin-Zelensky për përfundimin e luftës

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir…

6 minutes ago

Nepal, përkeqësohet bilanci i përmbytjeve: 750 të vdekur dhe mbi 3 mijë të zhdukur

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për më shumë se 3 mijë persona të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve shkatërruese që goditën…

6 minutes ago

Sot në Malishevë mbahen homazhe për policin Altin Kryeziu, që humbi jetën në detyrë

Sot në Malishevë do të mbahen homazhe në nderim të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të…

15 minutes ago

Lionel Messi mahnit sërish, 4 gola dhe një rekord i ri në MLS, merr kreun për “Këpucën e Artë”

Ylli i futbollit Lionel Messi, ka dhuruar një tjetër mbrëmje magjike në MLS. Ylli argjentinas shënoi katër gola dhe asistoi…

22 minutes ago

Klajdi Kola kundërshton anulimin e golit në Elbasani-Vllaznia: Distanca me portierin ishte e madhe

Fotomontazh: Klajdi Kola - Një nga golat që iu anulua VllaznisëElbasani dhe Vllaznia barazuan mbrëmjen e djeshme 1-1, mes shumë…

24 minutes ago

Nuk qëndrojmë në sallë” – Gacaferi kritikon qëndrimin e Besnik Tahirit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se AAK-ja nuk do të qëndrojë në sallë gjatë votimit të presidentit. Ndaj…

26 minutes ago