Categories: sport

Telashe te Reali, mediat spanjolle ngrejnë dyshme se formacionin e bën djali i Ancelottit

Pas një nisje spektakole në fillim të sezonit, tani te Reali kanë filluar telashet.

Mediat në Spanjë kanë kanë zbuluar problemet e vërtat të Los Blancos.

Në emisionin “El Chiringuito”u fol se në dhomat e zhveshjes së Realit të Madridit kanë nisur të fajësojnë djalin e trajnerit të Realit, Davide Ançelotti si shkaktar i të gjithë rrëmujës së krijuar në ditët e fundit në Madrid.

Lojtarët e Realit bëjnë përgjegjës Daviden, i cili ka influencuar shumë në zgjedhjet e çuditshme të bëra nga Ançeloti në formacionin e ekipit duke nisur nga takimi me Vijarealin (0-0) dhe më pas humbjet me Sherifin e Tiraspolit (1-2) dhe Espanjolin (1-2).

“Po kush është Davide Ançelotti?

Ai e ka nisur aventurën e tij në futboll te PSG-ja si përgatitës fizik duke u bërë më pas pjesë e stafit teknik të Karlo Ançelotit te Bajerni i Mynihut dhe më pas trajner i dytë te Napoli. Tek Evertoni ai u bë ndihmësi i parë më i ri në Premier vetëm 30 vjeç.

Pikërisht gjatë një interviste të dhënë për “Liverpool Echo” ai deklaronte: “Detyra e trajnerit të dytë është të sfidojë të parin dhe të dalë me propozimet e tij”. Ndoshta me këtë shpjegohet dhe fakti se ai “akuzohet” në Madrid se po ndikon në zgjedhjet e trajnerit baba Karlo Ançeloti. Në Madrid te Reali ai është krahu i djathtë i Karletos, por në rast se gjërat nuk shkojnë mirë në Madrid mund të jetë pikërisht Davide që mund t’i bëjë “gropën” babait të tij. /albeu.com/

 

të fundit

Sherri në Shkodër/ Identifikohet autori dhe i plagosuri, policia jep detaje

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Shkodër. Bëhet me dije se Bledar Bylybashi 28 vjeç…

18 minutes ago

Sherr me thika në Shkodër, raportohet për një të plagosur! Shoqërohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën “Ish Dega” në Shkodër, ku një person ka mbetur…

44 minutes ago

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030/ Shqipëria ndahet në 6 rajone turistike

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht Strategjinë e re të Turizmit për periudhën 2024–2030, e cila synon të rrisë ndjeshëm ndikimin…

1 hour ago

Greqia përfshihet nga stuhi të forta, përmbytje në Selanik

Stuhi të fuqishme kanë goditur Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Për Athinën pasditen e…

1 hour ago

Shkarkimi aktorëve të “Migjenit”, Boçi ironizon Becin: Oksfordiani i PS po e trajton kulturën si sektor ndërtimi!

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një…

2 hours ago

Aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, të paktën tre viktima

Në rrugën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës ka ndodhur një aksident tragjik ku sipas informacioneve të para mësohet të kenë…

2 hours ago