Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë me Tiranës dhe Teutës është vulosur nga penalltitë. Përballja e parë në Durrës u mbyll në barzimin 0-0. Ndërkohë ndeshja e kthimit ishte shumë emocionuese dhe me dramë.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me shifrat 0-1, falë golit të Peposhit në minutën e 27 nga penalltia. Në aksionin e fundit të takimit, teksa të gjithë te Teuta ishin ngritur në këmbë për të festuar kualifikimin pasi kishin fituar një goditje dënimi, Tirana nisi një kundërsulm të shpejtë dhe Latifi arriti të shënonte. Kështu festa shpërtheu në krahun e Tiranës që e dërgoi takimin në kohën shtesë.
Pa asnjë gol të shënuar në ato minuta, gjithçka u vulos nga 11-metërshat. Kotobelli dhe Jaxhi gabuan nga Teuta, ndërsa te Tirana gaboi vetëm Jonuzi. Me shifrat 6-5 nga penalltitë, Tirana arrin që të kalojë më tej në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…
Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, thekson se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën…
Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, komentoi në podkastin e tij “Flasim” zhvillimet e fundit në Kuvend, ku…
Kthimi i emigrantëve shqiptarë për festat e fundvitit, ka sjellë fluks të lartë pasagjerësh si në Portin e Vlorës, ashtu…
Uniformat blu, kanë vënë në pranga një 35-vjeçare në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për në qytetin e…