Pep Guardiola, ka urdhëruar që lojtarët e Mançester Sitit, nuk duhet të shtojnë peshë për Krishtlindje.
Trajneri spanjoll i ka paralajmëruar lojtarët e tij, kushdo që bëhet mbipeshë pas 25 dhjetorit, nuk do të udhëtojë për ndeshjen jashtë fushe kundër Notingam Forest.
Duke qenë se pothuajse e ka arritur Arsenalin pas një nisjeje të ngadaltë dhe duke mbetur vetëm dy pikë larg kreut të Premier Ligës, Guardiola nuk dëshiron ta humbasë punën e bërë deri më tani.
Ai e kishte anuluar tashmë kërkesën e lojtarëve për të pasur pushim të dielën pas fitores 3-0 ndaj Uest Ham, duke besuar se skuadra nuk kishte luajtur mjaftueshëm mirë, siç zbuloi Daily Mail dhe tani ka vendosur t’u imponojë një test të shkallës së lartë të gjithë lojtarëve pas festimeve të Krishtlindjeve, për të kontrolluar dëmin e shkaktuar nga të ngrënit pa pushim gjatë tre ditëve të pushimit.
“Kur të mbërrijnë pas tre ditësh, dua të shoh se si ndihen “, paralajmëroi Guardiola, i cili fluturoi për në Barcelonë të dielën për të qenë me babanë e tij 94-vjeçar.
“Ata mund të hanë por dua t’i mbaj nën vëzhgim”, shpjegoi spanjolli. “Duhet të bëj një përzgjedhje për ndeshjen e 27-të kundër Notingam Forest. Imagjinoni një lojtar që është perfekt tani, por që vjen me tre kilogramë shtesë? Ai do të qëndrojë në Mançester dhe nuk do të udhëtojë me ne, kjo është e sigurt”, përfundoi Guardiola.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të hapur në marrëdhëniet tuaja dhe…
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se hetimet e SPAK dobësohen kur…
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi si skandaloze kërkesën e Prokurorisë Speciale…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kthye sot në qytetin Nissemi në Siçilinë lindore, ku më shumë se dy mijë banorë…
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për ligjin që…
Situata e dëmtimit të mesfushorit Medon Berisha ka nisur të bëhet paksa shqetësuese, pasi rikuperimi i tij po zgjat më…