sport

Të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës nga United

Aksionari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, dëshiron që të shesë të paktën dhjetë lojtarë si pjesë e një rinovimi të madh të ekipit.

Shefi i INEOS tashmë edhe zyrtarisht është në krye të operacioneve të futbollit në “Old Trafford” pasi blerja e 25 për qind të aksioneve u aprovua.

Të lidhura

None found

Ratcliffe nuk ka humbur shumë kohë për të kthyer rendin në ekip dhe tashmë ka bërë plan shitjen e dhjetë lojtarëve.

Ratcliffe tashmë e ka paralajmëruar Unitedin se ata nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të qenë të sigurt se nuk do të thyejnë rregullat financiare të Ligës Premier.

Si rezultat, ai po synon t’i largoj nga “Old Trafford” lojtarët me performanca të dobëta.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, lojtarët të cilëve iu skadon kontrata në verë tashmë është e konfirmuar se do të largohen, këtu përfshihen emra si Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Facundo Pellistri.

Casemiro gjithashtu mund të lejohet që të largohet pas interesimit nga Arabia Saudite. “Djajtë e Kuq” do të shpresojnë se do të përfitojnë një shumë të konsiderueshme parash pas shitjeve që do bëjnë.

Lojtarët me performanca të dobëta si Jadon Sancho dhe Antony gjitashtu mund të largohen, ani pse e ardhmja e Sanchos mund të varet nga qëndrimi i Erik Ten Hag në ekip.

Mason Greenwood gjithashtu mund të shitet pasi ka kaluar sezonin aktual si huazim në Spanjë tek Getafe. Reprezentuesi anglez mund të mbetet në La Liga pas interesimit nga klube si Barcelona dhe Atletico Madrid.

Yjet e tjerë që janë në huazim si Hannibal Mejbri, Alvaro Fernandez dhe Donny Van De Beek gjithashtu pritet që të largohen në mënyrë të përhershme nga ekipi.

të fundit

Meghan dhe Harry zbulojnë pushimet familjare në Evropë, nga Portugalia te shtëpia e Princeshës Diana

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndarë momente nga pushimet e tyre verore në Evropë, ndërsa një raport i revistës…

3 minutes ago

DAP Intensifies Checks on Short-Term Tourist Rentals During Summer

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të shtuara gjatë sezonit veror turistik, me fokus të veçantë te të…

3 minutes ago

Tomorrow the traffic restriction for trucks over 20 tons is lifted

Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale…

4 minutes ago

Albanian solidarity raises $150,000 for mother File and her son with special needs

Pas incidentit të ndodhur një ditë më parë pranë Kuvendit gjatë protestës dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për File…

5 minutes ago

US-Iran conflict escalates, targets in Tehran hit by American missiles

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar pas sulmeve të reja ushtarake, ndërsa raketat amerikane kanë goditur objektiva…

5 minutes ago

PHOTO/ Selin Bollati: He’s Missing from Home. Help…

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka nisur ditën e sotme me një lajm jo të mirë.…

6 minutes ago