sport

Te Milani pendohen për “bastin” e Igli Tares, artikulli i fundit u dhemb shumë kuqezinjve

Igli Tare, nuk e pati plotësisht merkaton në dorë te Milani. Kuqezinjtë e penguan për transferimin me peshë të Granit Xhakës, që në qershorin e kaluar u konsiderua si basti që Tare ishte gati të merrte përsipër.

Pikërisht Xhorxho Furlani nuk e pranoi investimin te Xhaka. Dhe te Milani padyshim që tashmë pendohen, por është vonë duke qenë se Tare dhe pjesa tjetër e drejtuesve me trajnerin Alegri u shkarkuan.

Të lidhura

None found

Xhaka konsiderohet si transferimi më i mirë i Premier Ligë për këtë sezon. Jo vetëm kaq, por edhe ndoshta në gjithë historinë e Sanderlendit, që do të luajë në Ligën e Europës. Kapiteni shqiptar rezultoi goditja e duhur në merkato.

RAPORTI I THE ATHLETIC

Transferimi më i mirë në Premier Ligë: Granit Xhaka, nga Leverkusen te Sanderlend
Tarifa e transferimit sipas “The Athletic”: 17.3 milionë paund (me bonuse shtesë)
Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite
Përshtypjet e para: Xhaka i shton lidership një skuadre të re. Në moshë 32-vjeçare ende ka forcën, aftësitë dhe vizionin për të pasur ndikim të madh në mesfushë. Qetësia e personifikuar.

Përfundimi: Përvojë, udhëheqje, cilësi dhe një dëshirë e pandërprerë për të luftuar për synimin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. “Trajneri në fushë” i Sanderlandit, lojtari i sezonit të tyre dhe, siç thonë disa, transferimi më i mirë në historinë e klubit. Pse? Sepse as një talent si Çerki nuk e ka transformuar një dhomë zhveshje si Xhaka, duke sjellë një kulturë të re në klub dhe madje edhe në qytet. Sezoni i parë i Sanderlendit pas rikthimit në Premier Ligë nuk mund të kishte shkuar më mirë. Dhe as ky transferim nuk mund të kishte qenë më i suksesshëm.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të…

25 seconds ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve…

12 minutes ago

Sunderlandit i mungon kapiteni Xhaka për sfidën me Aston Villan

Skuadra e Sunderlandit do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në ndeshjen kampionale të këtij vikendi kundër Aston Villas, kanë…

13 minutes ago

Mbyllet intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt, Rrustemi hesht për pyetjet

Ka përfunduar intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega, para…

18 minutes ago

DPHM paralajmëron reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë në Maqedoni

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të…

22 minutes ago

Trepça pret Splitin në Mitrovicë për ndeshjen e Grupit A

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça synon të rikthehet te fitorja në FIBA Europe Cup pas dy humbjeve të fundit…

23 minutes ago