Pep Guardiola ka deklaruar se stafi mjekësor i Manchester City ka kryer 71 trajtime fizioterapie për lojtarët e tij pas ndeshjes së dytë çerekfinale të Champions League kundër Atletico Madrid.
Ndeshja rraskapitëse në “Estadio Wanda Metropolitano” i shkaktoi lodhje dhe dëmtime lojtarëve të Cityt, me Guardiola që emëroi një skuadër të dobësuar për humbjen gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Liverpoolit.
“Mjekët tanë kanë bërë 71 trajtime në hapësirën mes Atletico Madridit dhe gjysmëfinales kundër Liverpool-it”, tha Guardiola.
“Shifra e plotë është 71, është e vërtetë. Pashë njerëzit atje. Më erdhi doktori. Por si? Nuk është për një lojë, është pas tre ‘finalesh’ kundër Atletico-s dhe Liverpool-it.
“Ata erdhën tek unë sepse ai numër ishte më se normal, në hotel pas ndeshjes me Atletico, në mëngjes kur arritëm në hotel, para seancës stërvitore, pas seancës stërvitore, ditën e ndeshjes.
“Dhe nuk ishte vetëm një ose dy lojtarë, ishte shumë. Por nuk ishte vetëm ajo ndeshje e Atletico-s, para kësaj ishte Liverpool, para asaj Atletico ndeshja e parë.”
Trajneri i Manchester City shtoi se nuk kishte kohë për një seancë të duhur stërvitore para gjysmëfinales kundër Liverpool.
“Nuk patëm kohë për një stërvitje të duhur para gjysmëfinales, vetëm video”, tha Guardiola.
“Në Millwall të premten ku City stërvitej, ne kishim gjashtë tavolina masazhi në fushë, duke bërë masazhe, duke parë djemtë që nuk luanin në Madrid duke bërë një seancë stërvitore”./ h.ll/albeu.com
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…
Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…