sport

Të gjithë në shitje, vetëm tre futbollistë e kanë të sigurt qëndrimin te Man Utd

Kompania INEOS e Sir Jim Ratcliffe siguroi një 25 për qind të aksioneve në Manchester United në fund të vitit 2023 dhe kështu mori përsipër menaxhimin e klubit, pra të gjitha operacionet e futbollit.

Ratcliffe, një nga britanikët më të pasur, ka në plan të rinovojë ekipin në afatin kalimtar të verës, shkruan Mirror ,.

Shumë lojtarë mund të largohen nga Old Traford, me Man Utd që është në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe ka vite që endet pas largimit të trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson.

Mirror ka raportuar se drejtuesit e United do të shqyrtojnë ofertat për të gjithë, përveç tre lojtarëve, Kobbie Mainoo, Rasmus Hojlund dhe Alejandro Garnacho.

Ata konsiderohen si e ardhmja e klubit dhe synimi është gjetja e një portieri, një mesfushor qendror dhe një sulmuesi.

Nga ana tjetër, lojtarët që mund të largohen janë Anthony Martial, Raphael Varane, Brandon Williams, Jadon Sancho, Antony, Mason Greenwood, Victor Lindelof, Christian Eriksen, Donny van de Beek dhe Casemiro.

Shitja e Marcus Rashford nuk është e nevojshme, por nëse do të shfaqej një opsion i kënaqshëm dhe lojtari donte të largohej, një marrëveshje mund të binte dakord. /Telegrafi/

të fundit

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

45 minutes ago

Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…

53 minutes ago

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…

1 hour ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

1 hour ago

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…

2 hours ago

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

2 hours ago