sport

Të bashkuar për Ronaldon, tifozët e Liverpoolit në mbështetje të CR7

Dita e djeshme është një nga ditët më të errëta të Cristiano Ronaldos dhe familjes së tij. Sulmuesi portugez njoftoi se një nga binjakët e tij të sapo lindur ndërroi jetë. Ky lajm preku të gjithë dhe sigurisht kanë ardhur reagime të shumta nga të gjithë.

Ndërkohë ditën e sotme Manchester United do të përballet me Liverpool në takimin e javës së 33-të në Premier League dhe sigurisht kjo sfidë nuk është aspak e zakontë për yllin portugez që vjen vetëm një ditë pas tragjedisë familjare që po përjeton.

Të lidhura

None found

Në një moment të tillë nuk mund të flitet për futboll dhe sipas “Dayli Mail”, tifozët e Liverpoolit kanë përgatitur diçka emocionuese për ta nderuar, respektuar dhe ngushëlluar yllin portugez.

“Kam lexuar se tifozët e Liverpoolit do t’i japin mbështetje Ronaldos në minutën e 7-të të ndeshjes së sotme. Ata do të duartrokasin për një minutë për nder të CR7. Ju lutemi, bëjeni të gjithë ju që do të shkoni në stadium sonte. Tragjedia nuk njeh ngjyra”, ka shkruar një tifoz i Liverpoolit.

“Mendoj se tifozët tanë do ta shfaqin klasin e tyre dhe ta shfaqim mbështetjen tonë për Cristianon dhe partneren e saj pas humbjes së djalit të tyre. Me një minutë duartrokitje në minutën e 7-të do t’ju tregojmë tifozëve të tjerë dhembshurinë e vërtetë. Rivaliteti nuk do të thotë asgjë në kohë si kjo”, ka shkruar një tjetër tifoz i “Reds”.

Kujtojmë se Ronaldo ka pesë fëmijë, Cristiano Jr, 11 vjeç, binjakët Mateo e Eva, dhe Alana 4 vjeç, si dhe vajzën e porsalindur, ndërsa çifti janë të lidhur që në vitin 2016. /h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

9 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

17 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

44 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

56 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

56 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

58 minutes ago