Aurelien Tchouameni ka reaguar më në fund për përplasjen e përfolur në fund të sezonit me shokun e skuadrës te Real Madridi, Federico Valverde, duke rrëzuar pretendimet që u përhapën në media.
Mesfushori francez shprehu kritika të forta ndaj raportimeve mediatike, për të cilat tha se një pjesë e madhe e rrëfimit ishte e trilluar.
None found
“Çfarë mësova nga incidenti me Fede Valverden? Siç e kam thënë edhe më parë, e vetmja gjë që më shqetësoi ishin historitë e sajuara”, deklaroi Tchouameni.
Ai theksoi se përballë mënyrës si u trajtua kjo çështje në media, kishte të bënte me diçka jashtë kontrollit të tij.
“Kjo është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Mediat shpikin gjëra çdo ditë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë përpara”.
Francezi bëri të ditur gjithashtu se nga kjo situatë ka nxjerrë një mësim me vlerë.
“Problemi nuk është kurrë aq i madh sa e mendon në fillim. Sot flasim për këtë, por pas pak ditësh gjithçka kalon”.
Sipas tij, vëmendja dhe zhurma që krijohet në media është e pashmangshme, por gjithçka kalohet me durim.
“Duhet vetëm t’i kalosh ato dy ose tri ditë kur krijohet shumë bujë rreth një historie”.
Në përfundim, Tchouameni sqaroi se kjo temë tashmë i përket së shkuarës dhe se raporti i tij me Valverden mbetet pa asnjë problem.
“Jam i gatshëm të vazhdoj të punoj me Fede Valverden dhe të jem në krah të tij deri në fund”, përfundoi francezi.
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Pasi nuk u lejuan të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit…
Aeroporti Internacional i Tiranës po përjeton një fluks rekord udhëtarësh, duke shënuar shifra të paprecedenta gjatë muajit nëntor. Në vetëm…
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu rezerva të forta në lidhje me ofrimin e ndihmës së re financiare, në vlerë prej…
Vazhdon protesta përpara Kryeministrisë kundër qeverisë, teksa është e 173-ta me radhë. Policia ka nisur që të shtyjë protestuesit drejt…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimet e saj mbi zhvillimet politike rreth plotësim-ndryshimeve të Ligjit për…