Ekipi shqiptar i futbollit “Taulantët”, që garon në Itali prej vitesh, është ngjitur në kategorinë e parë në Umbria.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale një kronikë televizive të transmetuar në emisionin Domenica Sportiva në RAI Sport, e cila flet për suksesin e këtij ekipi në futbollin italian.
Në këtë kronikë, Gonxhja ka përshëndetur “kombëtaren” e vogël shqiptare në Umbria, “Taulantët” që ia doli të ngjitet në kategorinë e parë të futbollit italian në Umbria.
“Forca djema, paçi fat, fitoni edhe për ne”, ka thënë Gonxhja në kronikën televizive të transmetuar në RAI Sport.
Përmes postimit në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se; “kjo është një ngjarje e rrallë e botës shqiptare në diasporë dhe shembull vullneti e solidariteti mes bashkëkombasve tanë, për herë të parë në një nga transmetimet më të shikueshme sportive si Domenica Sportiva në RAI Sport, me vlera sociale e dashuri për rrënjët shqiptare”.
“Ky është një projekt integrimi, për të qenë së bashku komuniteti i shqiptarëve tanë në Umbria, në gjithë Italinë, madje edhe në botë”, tha Artan Zogu, presidenti i ekipit “Taulantët”.
“Taulantët” u themeluan në vitin 2012 në kampionatet amatore, si një projekt integrimi për të rinjtë me origjinë shqiptare që jetojnë në Umbria. Ekipi, i përbërë ekskluzivisht nga lojtarë me origjinë shqiptare, ishte i pari që arriti një sukses të tillë në kampionatet zyrtare në Itali, duke bashkuar sportin, identitetin dhe integrimin.
Çdo ndeshje u bë një ngjarje kulturore, si dhe sportive, duke tërhequr qindra tifozë. Koret në gjuhën shqipe, flamujt e kuq me shqiponjën dykrenare dhe veshjet tradicionale i transformuan tribunat në një shprehje kolektive të krenarisë kombëtare.
SPAK ka nisur hetimet për një tender me flamur të kuq, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht…
Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qafë Gjashtë, Sarandë, ku policia ka marrë informacion për një…
Nju Jork- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (PNUD), firmosën ditën e djeshme…
GJKKO dënon me 8 vite burg Emiljan Burbën, për akuzën e trafikut të narkotikëve. I pandehuri u gjykua me procedurë…
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti, ndërsa ditën e djeshme u shkarkua nga posti i kryetarit…
Aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, ishin të ftuar…