Categories: sport

Taulant Xhaka përgënjeshtron Rejën: Kurrë nuk e kam refuzuar kombëtaren

“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto”.

Ishte ky qëndrimi i trajnerit Edoardo Reja në lidhje me çështjen Xhaka. I pyetur nga gazetarët në konferencën e shtypit, 75-vjeçari dha versionin e tij që i përmbledhur në një fjali, sipas tij, mesfushori shqiptar ka refuzuar të veshë fanellën kuqezi.

Në këtë situatë, RTSH Sport kërkoi edhe versionin e lojtarit të cilin e pyeti në lidhje me deklaratën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombëtaren! i kam thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe eshtë 100% në formë”, tha Xhaka

Qëndrim i prerë nga ana e mesfushorit të Baselit që përgënjeshtron trajnerin e Kombëtares, sipas të cilit, Xhaka nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën edhe pse lojtari vetë rithekson në vijim të bisedës me redaksinë e RTSH Sport.

“Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vertetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, përfundoi ai. /albeu.com/

të fundit

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…

32 minutes ago

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…

53 minutes ago

”Po cënohet siguria kombëtare”, Balliu: ‘KAYO’ me kapital qesharak, i rrezikshëm për shkak të mungesës së garancive të sigurisë

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…

1 hour ago

PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën

Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…

2 hours ago

Itali/ Sot autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

Do të kryhet sot autopsia për Elton Banin, muratorin shqiptar 41-vjeçar që humbi jetën të dielën, 17 gusht, në Genova,…

3 hours ago

VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti,…

3 hours ago