sport

Tashmë ka një datë se kur do të nisë Superliga Europiane, shefi i saj pretendon se 20 klube bëjnë pjesë

Shefi i Superligës Europiane ka pretenduar se 20 klube janë pajtuar që t’i bashkohen projektit kontrovers.

Ai beson se tani e kanë mbështetjen e mjaftueshme për të lansuar projektin e ri, i cili ka tronditur të gjithë tifozët e futbollit.

Siç raporton Diario AS, burime pranë këtij projekti kanë thënë se objektivi i tyre është që Superliga Evropiane të fillojë në shtator të vitit 2025, ku pjesëmarrëse do të jenë skuadrat më të mira të Evropës gjithashtu edhe klubet angleze.

“Ka klube që kanë nënshkruar privatisht projektin dhe që e kanë kundërshtuar publikisht atë. Ka edhe nga ata që mohojnë Superligën e futbollit, por luajnë në Euroligën e basketbollit”, ka thënë një burim i afërt me Superligën, duke iu referuar Bayern Munichut.

I njëjti burim nuk kishte preferuar të jap emrat e skuadrave që dyshohet se kanë rënë dakord për të marrë pjesë në Superligë, por ka bërë me dije se aty bëjnë pjesë ekipe nga ligat kryesore të Evropës.

“Nuk mund të japim emra që të mos i ekspozojmë para UEFA-s dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë thotë qartë se askush nuk mund të hakmerret ndaj atyre që e përqafojnë projektin e ri”, vazhdoi ai.

Në lidhje me këtë, burimi në fjalë ka thënë se me 14 mars, Gjykata Tregtare nr.17 e Madridit, do të japë përfundime edhe më të qarta.

Në lidhje me argumentet e UEFA-s që kundërshtojnë rregullat e Superligës, burimi në fjalë ka thënë se “projekti është modifikuar dhe, i hapur, dhe kanë të drejtë pjesëmarrjeje të gjitha ekipet”. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 28 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

4 hours ago

E papritur/ Vëllai i Selin vjen në shtëpi dhe zgjedh të takojë të motrën, Greta ‘thyen’ rregullat dhe i ‘rrëmben’ një përqafim

Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…

5 hours ago

Topalli: Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë…

5 hours ago

Netanyahu paralajmëron Iranin për forcë të paprecedentë nëse Teherani sulmon: Po përpiqen të rimëkëmben

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi sot se Izraeli do të godasë Iranin me një forcë të paprecedentë, nëse Teherani ndërmerr…

5 hours ago

“Vendim i merituar, më bëhet qejfi”/ Përjashtimi i Keijsit nga shtëpia, Ina i kthehet Stelinës: Para dy javësh ia dije vlerat

Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, kjo pas përsëritjes së gjuhës denigruese që banori…

5 hours ago

Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik…

6 hours ago