Pas afrimit të ansorit kanadez, Tajon Buchanan dhe largimit të Agoume, tashmë te “Zikaltërit” e Inter mbetet në dyshim vetëm e ardhmja e mesfushorit Stefano Sensi, mirëpo shkon apo jo te Leicester nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion vendimtar, pasi janë pak milionë për një lojtar që i skadon kontrata në verë dhe që nuk është vendimtar për ekuilibrat e skuadrës.
Në krahun tjetër zërat për të ardhmen e Alexis Sanchez dhe “sirenat” arabe ngacmojnë fantazinë e tifozëve, por nuk ka asgjë konkrete, e në këtë mënyrë, vëmendja e “mjeshtrave” të merkatos tek Inter është spostuar për në verën e ardhshme, me përfundimin e të paktën dy “operacioneve”, për Mehdi Taremi e Piotr Zielinski , me këta të fundit të destinuar të bëjnë pjesë në grupin e afrimeve me parametra zero nga dyshja Marotta-Ausilio.
Për sulmuesin iranian të “Dragonjve”, të Porto është arritur një akord me menaxherët që mbrojnë interesat e tij, që do të mbyllet përfundimisht pas Kupës së Azisë, me një kontratë tre vjeçare, dy bazë dhe me opsionin për të tretin, si dhe me një pagë prej rreth 3 milionë eurosh në sezon, teksa në qershor Taremi do të marrë pasaportën e komunitarit të Bashkimit Evropian, por, në çdo rast do të marrë vendin e kilianit, Alexis Sanchez, që do të largohet.
Në krahun tjetër i njëjti diskutim po bëhet edhed për mesfushorin polak të “Bluve” të Napoli, teksa koha për rinovimin e kontratës me të kaltrit ka skaduar dhe “Zikaltërit” duket se e kanë bindur lojtarin me anë të një kontrate 3-vjeçare me pagë neto prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset. /abcnews.al
SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë…
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në…
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit…
1.800 persona në rajonet më të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, do të përfitojnë ndihmë të…
Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e…
Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku…