Në fund ata që kanë festuar janë skocezët, për tifozët e tyre barazimi ndaj armiqve anglezë ka shijuar si një fitore në një mbrëmje ku pushtuan Londrën dhe ku si zakonisht në evente të tilla të mëdha, kur bëhet fjalë për tifozët britanikë dhe konsumimin e alkoolit nuk kanë munguar edhe trazirat me shijimin e ndeshjes në stilin “british”.
Janë 26 personat e arrestuar në Londër mes të premtes dhe orëve të para të së shtunës gjatë një operacioni të policisë për ndeshjen e Euro 2020 të Anglisë kundër Skocisë në “Wembley”, siç ka njoftuar vetë policia e kryeqytetit anglez.
Arrestimet kanë ardhur gjatë një operacioni të policisë për futbollin ku përfshihen krime si prishje e rendit publik, zotërimi i një arme sulmi, dehje, çrregullime dhe sulm ndaj zyrtarëve, me policinë që ka raportuar edhe plagosje të lehta.
Policia bëri të ditur se pas 0-0 në “Wembley” në veriperëndim të Londrës, një turmë e madhe u grumbullua në Leicester Square, në qendër të qytetit. Sheshi u boshatis rreth orës 1:15 të mëngjesit edhe pse grupe individësh mbetën në zonat përreth.
Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një…
Kryeministri Edi Rama foli mbrëmjen e sotme për planin e masave të qeverisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje. Rama…
Dy turistë francezë janë shpëtuar pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth 2 orë në Parkun Kombëtar “Shebenik”, në zonën…
Jona Spahiu është bërë nënë për herë të dytë. Jona SpahiuKëtë herë pas djalit të saj Raiden, moderatorja dhe influencuesja…
Mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrë të verdhë (të artë) duke iu bashkuar fushatës…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes…