Categories: sport

Sylvinho rikthehet në “Camp Nou”: E pamundur të përshkruaj me fjalë çfarë përfaqëson ky vend për mua

Ish-trajneri i Shqipërisë dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Sylvinho, ndoqi nga shkallët e stadiumit një ndeshje miqësore të zhvilluar së fundmi në impiantin modern të “Camp Nou”.

Pas rikthimit në shtëpinë e klubit katalanas, ku ka përjetuar momentet më të rëndësishme të karrierës dhe ka fituar gjithçka, Sylvinho ndau në rrjetet sociale emocionet e tij për këtë vizitë.

Të lidhura

None found

“Dje u ktheva në Camp Nou. Është e vështirë të shpreh me fjalë se çfarë do të thotë me të vërtetë ky vend për mua. Këtu kam përjetuar disa nga ditët më të lumtura të karrierës sime.

Të rikthehesh brenda, të ndjesh atë atmosferë të jashtëzakonshme dhe të të presin me kaq shumë dashuri… është një ndjenjë e paharrueshme.

Jam thellësisht mirënjohës ndaj Barcelonës dhe të gjithë njerëzve të saj për këtë pritje kaq të ngrohtë. Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin, bordin e klubit dhe veçanërisht për mikun tim të përjetshëm, Deco, i cili sot po drejton me klas absolut operacionet e futbollit të klubit. Faleminderit, Barça”, shkroi Sylvinho.

të fundit

Zelensky: Paketa e re kanadeze për mbrojtjen ajrore, thelbësore për Ukrainën

Kanadaja do t'i ofrojë Ukrainës një [...]Read More...

15 minutes ago

Pefqeli dhe Isufi vendosin fitoren e Dukagjinit ndaj Malishevës, klinasit ngjiten në vendin e dytë

Dukagjini ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e pestë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën me rezultat…

21 minutes ago

Protesta e 103-të para Kryeministrisë: Kërkohet themelimi i sindikatës së pensionistëve, “mos u mjaftoni me lëmoshë”

Një protestues në ditën e 103-të të protestës kërkoi krijimin e një sindikate për pensionistët. Sipas tij, pensionistët e kanë…

22 minutes ago

Përditësohet lista e barnave thelbësore në Maqedoninë e Veriut me 193 ilaçe të reja

Pas më shumë se një dekade, Maqedonia e Veriut ka një listë të përditësuar të barnave esenciale, të cilat duhet…

27 minutes ago

Aston Martin dhe Brough Superior sjellin AMB 002 Roadster, me prodhim të kufizuar në 300 njësi

Aston Martin dhe Brough Superior kanë prezantuar AMB 002 Roadster, motoçikletën e parë të përbashkët të dy markave që është…

29 minutes ago

Egzon Azemi ngre akuza për tokën e ish-Tulltores: Pretendime për dhënie 50-vjeçare dhe kërkesë për debat publik

Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka ngritur akuza lidhur me destinimin e një sipërfaqeje prej 4.5 hektarësh, apo rreth 45…

29 minutes ago