sport

“Sylvinho më ka në planet e tij”, Adrian Bajrami: Nuk ka rival të lehtë, ëndërroj ekipin e parë të Benfikës

Adrian Bajrami është një nga të grumbulluarit e trajnerit Silvinjo. Pasi ka lënë pas një dëmtim të rëndë, mbrojtësi 21 vjeçar u shpreh se është gati për të dhënë më të mirën pasi dëmtimin e ka kaluar.

“Dëmtimi? Jam i lumtur që jam në Kombëtare. Kisha dëmtim të rëndë por jam 100% dhe jam gati. Për mbrojtës si Gjimshiti dhe Ismajli, është pjesë e futbollit. Jam, gati për të dhënë maksimumin.

Të lidhura

None found

Silvinjo? Është trajner i ri. Unë dhe ai kemi folur për shumë kohë. Më ka takuar në Portugali dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës.

Titullar? Mbetet për t’u parë dhe vendos trajneri. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje ashtu si të gjithë të tjerët. Do të kemi besim sepse luajmë në shtëpi dhe do të tregojmë më të mirën.

Kombinimet? Trajneri ka ide të qarta dhe na tregon se çfarë pret nga ne. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe atë që ai na kërkon.

Biseda me Silvinjon? Ai më kërkoi të mos mërzitem sepse jam i ri dhe ishte dëmtim i rëndë. Ai më ka në planet e tij, më sheh për të ardhmen dhe më dha besim.

Skuadrat e vogla? Nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha janë të vështira dhe duhet të japim maksimumin e të jemi të fokusuar se çfarë ndodh në fushë.

Sezoni i ri? Kam edhe 2 vite kontratë me Benfikën. Ëndrra ime është të jem i ekipit parë por futbollit nuk i dihet. Jam në Kombëtare dhe pas Kombëtares do të shoh se çfarë sjell e ardhmja”, tha Bajrami.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

5 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

5 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

5 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

5 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

5 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

5 hours ago