Adrian Bajrami është një nga të grumbulluarit e trajnerit Silvinjo. Pasi ka lënë pas një dëmtim të rëndë, mbrojtësi 21 vjeçar u shpreh se është gati për të dhënë më të mirën pasi dëmtimin e ka kaluar.
“Dëmtimi? Jam i lumtur që jam në Kombëtare. Kisha dëmtim të rëndë por jam 100% dhe jam gati. Për mbrojtës si Gjimshiti dhe Ismajli, është pjesë e futbollit. Jam, gati për të dhënë maksimumin.
Silvinjo? Është trajner i ri. Unë dhe ai kemi folur për shumë kohë. Më ka takuar në Portugali dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës.
Titullar? Mbetet për t’u parë dhe vendos trajneri. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje ashtu si të gjithë të tjerët. Do të kemi besim sepse luajmë në shtëpi dhe do të tregojmë më të mirën.
Kombinimet? Trajneri ka ide të qarta dhe na tregon se çfarë pret nga ne. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe atë që ai na kërkon.
Biseda me Silvinjon? Ai më kërkoi të mos mërzitem sepse jam i ri dhe ishte dëmtim i rëndë. Ai më ka në planet e tij, më sheh për të ardhmen dhe më dha besim.
Skuadrat e vogla? Nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha janë të vështira dhe duhet të japim maksimumin e të jemi të fokusuar se çfarë ndodh në fushë.
Sezoni i ri? Kam edhe 2 vite kontratë me Benfikën. Ëndrra ime është të jem i ekipit parë por futbollit nuk i dihet. Jam në Kombëtare dhe pas Kombëtares do të shoh se çfarë sjell e ardhmja”, tha Bajrami.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…