sport

Sylvinho beson: Kënaqësi e madhe nëse kualifikohemi, Shqipëria ime ka cilësi

Shqipëria do të përballet të hënën me Spanjën, në ndeshjen e dytë të Euro 2024. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Numri një i pankinës u shpreh se skuadra do japë maksimumin në fushë, në mënyrë që të kualifikohet.

“Spanja ka lojtarë të shpejtë, ka lojtarë të mirë në krah apo në qendër. Ata lejojnë shumë pak hapësira. Bëhet fjalë për një rival të organizuar.

De la Fuente ka bërë një punë të mrekulleshme. Ata mbrohen dhe sulmojnë mirë. Gjatë kualifikueseve kanë humbur vetëm një ndeshje, atë ndaj Skocisë. Lojtarët e mi kanë guxim, ne do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Çdo gjë mund të ndodhë, ne do të shkojmë në fushë për të luajtur.

Jam i lumtur. Shumë njerëz kanë menduar se mund të pësojmë gola dhe ndeshja e fundit s’do të ketë rëndësi. Nuk ndodhi ashtu. Ne përfaqësojmë vendin tonë, ne jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes. Jam i kënaqur me lojtarët e mi. Këtë ndeshje nuk do e harroj. Është ndeshje me rëndësi.

Nëse kalojmë, do të jetë kënaqësi e madhe në 1/16 më të mira. Spanja është ekip i mirë, por ne do luajmë gjatë gjithë 90 minutave, nëse kalojmë tutje, do jetë diçka e mirë. Do të jetë mision i vëshitirë, por ne do të bëjëm përformancën tonë më të mirë.- tha ai.

Tags: Euro 2024

të fundit

Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…

2 hours ago

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…

2 hours ago

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…

2 hours ago

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë

Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…

3 hours ago

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…

3 hours ago

Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…

3 hours ago